Greket urojne qe Nano te behet President (VIDEO)

Greket urojne qe Nano te behet President (VIDEO)

Ish-kryeministri Fatos Nano është rreshtuar në krah të kërkesave që liderët grekë kanë ndaj Eurogrupit për zgjidhjen e krizës ekonomike, ndërsa i ka premtuar popullit fqinj se ka mbështetjen e shqiptarëve.


Në një intervistë për televizionin lokal në ishullin Kefalonia, ‘Tv Jonian”, vend në të cilën Nano ndodhet me bashkëshorten e tij Xhoana për pushime, ish-kryeministri ka vlerësuar aftësinë e liderëve grekë dhe solidaritetin që e karakterizon këtë popull për të qëndruar në shinat e BE-së.


Nano gjithashtu nuk ka harruar edhe marrëdhëniet shekullore që i karakterizojnë dy vendet. “Jam i bindur edhe se grekët kudo që janë, kanë një sens solidariteti me njëri-tjetrin dhe Europën, dhe ky është mesazhi më i fortë që liderët grekë po japin tek partnerët europianë. Ju mund të llogarisni mbështetjen e popullit shqiptar dhe Shqipërisë si vend i NATO-s dhe kandidat për BE.”,-ka thënë Fatos Nano.

Mediat greke shkruajnë se ish-kryeministri dhe bashkëshortja e tij ndodhen për pushime në ishullin jonian Kefalonia. Në këtë ishull mediat lokale kanë pasqyruar edhe takime të Nanos me përfaqësues të pushtetit lokal si kryetari i bashkisë së Kefalonisë, Aleksandros Parisis dhe nënkryetari Dionisis Likudhis etj. Në një deklaratë të këtij të fundit, Fatos Nano shihet si një figurë që i kalon kufijtë e Shqipërisë. Për ish-kryeministrin nuk mungoi edhe urimi që ai një ditë të zgjidhjet president në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të lumtur që ndodheni këtu, sepse për ne, Fatosi është një figurë politike dhe historike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Europën. Është një figurë që Europa do ta ketë nevojë përsëri, ndaj ne i urojmë që realizohet edhe ajo që kemi dëgjuar të thuhet, se do të bëhet president i Shqipërisë; pra shpresojmë t’ja arrijë, sepse kjo do të ishte gjë e mirë edhe për Greqinë”,-citohet të ketë thënë Likudhis.

Sipas “Inkefalonia.gr”, u propozua që Fatos Nano të jetë kryesues i Forumit midis Shqipërisë dhe Kefalonias për promovimin e biznesit dhe potencialeve për zhvillimin e turizmit.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama