Gjykata e Larte pezullon punimet tek diga e Liqenit Artificial

Gjykata e Lartë pezullon punimet tek diga e Liqenit Artificial

Gjykata e Lartë vendosi sot pezullimin e punimeve për ndërtimin e pesë pallateve 17 katëshe nën digën e liqenit.

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit Tiranë (IKMT) për pezullim të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, që dy javë më parë vendosi vazhdimin e punimeve nën digë. Sipas vendimit të Administratives, IKMT-ja duhet ta dëmshpërblente kompaninë ndërtuese dhe për dëmin financiar dhe moral.

Paralelisht me IKMT-në, dhe Bashkia Tiranë ka kërkuar nga gjykata pezullimin e ndërtimeve dhe shpalljen të paligjshme të lejes të ndërtimit.

Leja për ndërtimin e pesë pallate nën digën e liqenit është dhënë në gusht të vitit 2014 nga ish-Kryebashkiaku Basha.

Sipas Kryebashkiakut Veliaj, leja është dhënë në shkelje të ligjit, pasi për zonën përreth Liqenit Artificial nuk ka ende një plan të detajuar vendor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama