Gjykata e Larte Dep.Mark Frroku njoftoi kolegun Doshi me dyshimet per ta vrare

Gjykata e Larte: Dep.Mark Frroku njoftoi kolegun Doshi me dyshimet per ta vrare

Prokurorët kanë marrë në pyetje dhe babanë e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta i përfolur se në një rast tjetër ka porositur vrasjen e deputetit Tom Doshi

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka arsyetuar se deputeti kristiandemokrat aleat qeveritar ka njoftuar kolegun e tij të përjashtuar nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama mbi dyshimet për ta vrarë.

Arsyetimi i Gjykatës së Lartë është publikuar pjesërisht nga mediat pasi u mbështet për vendimin e lënies me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për deputetët Frroku dhe Doshi.

Sipas Gjykatës së Lartë, zoti Frroku nga ecuria e hetimit të shtjelluar në dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme, qartësohet se ka njoftuar kolegun Doshi.

Prokuroria dyshon se deputetët Doshi dhe Frroku konsumuan elementët të veprave penale “Kallzimi i rremë”, “Kanosje për deklarime apo dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”.

Çështja “Doshi” u hap kur deputeti Tom Doshi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se porositi vrasjen e tij dhe të kolegut Mhill Fufi të Partisë Demokratike.

Trupi Gjykues përbëhej përbëhet nga gjyqtarët Guxim Zenelaj, Majlinda Andrea, Aleksandër Muskaj, Admir Thanza dhe Artan Zeneli.

Por, Gjykata e Lartë, përkatësisht Kolegji Penal në të njejtin arsyetim thekson se zoti Frroku ka bërë njohjen e kolegut Doshi me shtetasin e pretenduar se do të kryente vrasjen, Durim Bami nga Fushë-Kruja.

Kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy deputetët, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk e ka quajtur të arsyeshëm.

Sipas arsyetimit të trupës gjyqësore, kjo kërkesë ishte “masa më e rreptë” sipas përcaktimit në Kodin e Peocedurës Penale dhe jepej në rastet kur nuk ka tjetër mundësi mbështetur në rrezikshmërinë e personit apo veorës penale si dhe dyshimeve për largimin e tij.

Sakaq, ndërmjet 49 shtetasve, prokurorët kanë marrë në pyetje dhe babanë e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta i përfolur se në një rast tjetër ka porositur vrasjen e deputetit Tom Doshi.

“Dëshmitë e 49 personave të pyetur janë dhe emrat politikanëve të përfshirë në këtë hetim, por edhe biznesmenë me kontigjentë penal të dënuar për trafik ndërkombëtar droge”-raportoi televizioni “Ora News”.

Zoti Doshi akuzoi se kryekuvendari Meta kishte paguar dhe urdhëruar vrasjen e tij dhe të kolegut Fufi me shumat 500 mijë dhe përkatësisht 100 mijë euro, bashkarisht 600 mijë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama