Gjimnastika me taka te larta

Gjimnastika me taka të larta

Aktualisht, për të bërë gjimnastikë duhet t‘i hedhim tutje atletet e vjetra, sepse tashmë streçingu do të bëhet me taka të larta dhe kjo risi është shumë efikase, pasi djeg kaloritë e tepërta.

Disiplinat janë më tepër se një: me taka mund të bëhet shumë mirë stërvitje për gjoksin, zemrën dhe vithet. Qëllimi i të gjithave këtyre disiplinave është tonifikimi i muskulaturës dhe veçanërisht atyre të këmbëve, nëpërmjet ushtrimeve, të cilat janë të përshtatshme për femrat. Avantazhi i kësaj praktike të re është i dyfishtë, duke qenë se të ndihmon të mbash trupin në formë, por edhe të bën të ndihesh bukur.

Kjo ndihmon ato femra që praktikojnë streçingun e shpinës, një zgjatim të muskulaturës së këmbëve, duke filluar nga pulpa në kofshë, një përmirësim në qëndrim, si dhe natyrshmëri në lëvizje, edhe pse takat mund të përdoren gjatë mbrëmjeve. Ato femra, që e kanë përdorur këtë disiplinë, tregojnë se pas disa ushtrimeve, ato ndiejnë një përmirësim të dukshëm fizik. Në fund të ushtrimeve këmbët të japin përshtypjen se janë më të gjata dhe me muskuj, kaviljet janë më të forta dhe mbi të gjitha humori është më i mirë.

"Boobs Pump" ndihmon për tonifikimin e muskujve të gjoksit për të pasur një dekolte me të vërtetë të bukur, e cila mund të shfaqet lehtësisht në veshjet e plazhit dhe të mbrëmjes. Muskujt e tonifikuar dhe format më të bukura janë rezultat i një sërë ushtrimesh specifike, të ndërthurura me pesha speciale që ndihmojnë në tonifikimin e muskulaturës së kraharorit dhe krahëve. E duke qëndruar në temën e disiplinave me një çmim të lartë joshjeje, "Lap Gym" është një variant i "Lap Dance", e cila djeg 300 kalori në orë dhe mëson që të ecim në mënyrë seksuale dhe intrigante. Kjo disiplinë nuk ka të bëjë aspak me striptizëm, por është më shumë një përzierje mes striptizmit në versionin që i bën mirë shëndetit, stërvitja kardiovaskulare dhe lëvizjeve sensuale. Me këto ushtrime rritet aftësia e rezistencës, përmirësohet mbajtja e trupit dhe së bashku me këto mësohet të shfrytëzohet në maksimum feminiliteti dhe të joshja.

Për të mësuar këto disiplina ekzistojnë programe specifike, që propozohen nga shumë palestra dhe qendra fitnesi në të gjithë Evropën. Madje, shumë prej tyre propozojnë programe që u kushtohen femrave dhe mënyrave se si të joshin, të quajtura: "Summer Body Program".


Lindja e shpejtë dhe e parrezikshme me lazer


"Prerja cezariane" është teknika më e fundit për një lindje pa komplikacione. Nëna që sapo ka lindur ngrihet në këmbë për një orë


Një lindje me "prerjen cezariane", pa dhimbje dhe pa derdhur gjak: nuk është një ëndërr e pamundur, por një teknikë e vënë në shfrytëzim nga një specialist amerikan.

Një metodë e ndërhyrjes që parashikon përdorimin e lazerit dhe lejon nënën e re të qëndrojë në këmbë vetëm pas një ore pasi ka kryer ndërhyrje, pa rreziqe dhe komplikime. "Bëhet fjalë për një teknikë, e cila mund të konsiderohet shumë revolucionare. Sot është eksperimentuar me shumë sukses në qindra pacientë në Shtetet e Bashkuara", pohon eksperti. Rezultatet, ka nënvijëzuar ai, janë të mahnitshme. Përdoret një tip i veçantë lazeri i teknologjisë së fundit. Lazer diodë kirurgjike me fibra optike dhe dimensione të zvogëluara, duke i dhënë një saktësi të madhe prerjes. Ky instrument "lejon kryerjen e një prerje cezariane pa nxjerrë gjak, me të njëjtën shpejtësi ekzekutimi dhe mbi të gjitha, duke operuar mbylljen e plagës, pa pasur nevojën e mjeteve kirurgjikale. Në këtë mënyrë, reduktohen ndjeshëm të gjitha rreziqet për komplikacione". Avantazhet për nënat e reja janë jashtë çdo dyshimi: një orë pas ndërhyrjes ajo është në gjendje që të ecë dhe mund të largohet nga spitali po atë ditë ose maksimumi të nesërmen. Pak javë pas lindjes, shenjat relative të ndërhyrjes zhduken plotësisht. "Pra, kjo teknikë mund të ndryshojë radikalisht mënyrën e ndërhyrjes nëpërmjet metodës cezariane, duke mbrojtur në mënyrë shumë më të madhe shëndetin e nënës".

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama