Gjenerata e lakmise? 3/4 e femijeve besojne se parate mund te blejne lumturine

Gjenerata e lakmise? 3/4 e femijeve besojne se parate mund te blejne lumturine

Shokuese e cilëson “Daily Mail” përfundimin e një sondazhi realizuar në Britaninë e Madhe, ku 75 për qind e fëmijëve nga 5-10 vjeç thanë se paratë mund të blejnë lumturinë. Përgjigjja më e zakonshme për pyetjen: sa janë ‘të ardhurat e rehatshme’, ishte 1 000 000 paund në vit. Gati një e pesta thanë se duan të jenë “të famshëm” si të rriturit. Mbi gjysma e prindërve thanë se fëmija i tyre kishte ‘perspektivë të paqartë të karrierës.  Një e treta thanë se fëmija nuk ishte i zgjuar sa duhet, 27%, se ata nuk kanë makinë.

 

Në një reflektim shqetësues të krahasimit të brezave të rinj, shihen cilësi të tilla si të qenit inteligjent, ose lloji i suksesit që ata dëshirojnë më shumë. Një sondazh i ri ka zbuluar se një e pesta e fëmijëve të moshës ndërmjet 5 dhe 10 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar duan ‘thjesht të jenë të pasur “, kur u pyetën se çfarë ata duan të bëhen në jetë kur të rriten.

 

Kjo përgjigje është ndikuar ndoshta nga mediat që mbushen çdo ditë me lajme të yjeve të muzikës pop, të cilët bëjnë një jetë të lehtë luksi, por e vërteta e dhimbshme është se një e katërta e fëmijëve ose duan të jenë ‘të famshëm’, ose ‘të mos punojnë”.

 

Jashtë pyetësorit nuk ishin as prindërit, shumica e të cilëve mendojnë se fëmijët e tyre kanë para tyre ‘një perspektivë të paqartë të së ardhmes së karrierës “. Shqetësues është fakti se tre të katërtat e të rinjve besojnë gjithashtu se paraja mund të blejë lumturinë.

 

Gati një e katërta e fëmijëve të 1338 prindërve dëshironin thjesht të ishin të pasur, dhe përgjigjja tjetër më e popullarizuar ishte “Unë dua të jem i famshëm ‘, dhe 6 për qind e tyre shkonin më tej duke thënë se ata nuk dëshirojnë që të punojnë ndonjëherë.

 

Përgjigjet tradicionale që ne mendonim se në të vërtetë jepnin fëmijët….(ndoshta ka qenë një brez tjetër) si polic, mjek dhe veteriner, futen ende në 10 profesionet më të preferuara, por të “ bëhem i famshëm” dhe “i pasur” janë “profesionet” që ëndërrohen në shumicë nga të rinjtë e sotëm.

 

19 për qind e fëmijëve thonë se duan të jenë të famshëm kur ata të rriten, ndërsa karriera më shumë tradicionale si ëndrra për t’u bërë polic apo mjek, ishin ende në listë. Ndoshta kjo është arsyeja pse më shumë se gjysma e prindërve, 51 për qind të të anketuarve pranuan se ata mendonin se fëmija i tyre nuk kishte një ide të qartë për të ardhmen dhe ata vetë nuk kishin një ide të qartë të potencialit të fëmijëve të tyre se çfarë mund  të bënin kur të rriteshin.

 

Duke treguar një mungesë të theksuar besimi te pasardhësit e tyre, 32 për qind thanë se mendonin se fëmija i tyre nuk ishte mjaftueshëm inteligjent, ndërsa 27 për qind mendonin se ata “nuk kanë ambicie”.

 

Tronditës ishte fakti se 75 për qind e të rinjve thanë se paratë mund t’u blejnë atyre lumturinë dhe shqetësuese përgjigjja e tyre se 1 000 000 paund në vit ishte një sasi ‘komode” për të jetuar.

 

Kur fëmijët e tyre u pyetën se sa para ata mendonin se do të ishin një sasi e rehatshme për të fituar në vit kur ata të rriteshin, përgjigja më e zakonshme ishte ’1 milion paund’ në vit.

 

George Charles, zëdhënës i “VoucherCodesPro.co.uk”, i cili kreu studimin, tha: “Është një turp i vërtetë që 6 për qind e fëmijëve janë të mendimit që ata nuk duan të punojnë kur të rriten. Edhe pse ata janë fëmijë vetëm 5 deri në 10 vjeç, me të vërtetë ata duhet të dinë se çfarë ata duan të bëjnë kur të rriten”. “Megjithatë, për të parë se shumica e fëmijëve thonë se ata duan të jenë të pasur kur të rriten, ata vetëm kanë nevojë për inkurajim të drejtë dhe një arsim të mirë për të vendosur bazat për një të ardhme të shkëlqyer e të ndritshme. Pastaj, ndoshta, paga një  milion paund do të duket jo aq e paarritshme! “

 

“Kur të rritem unë dua … ‘article-2716893-2047AA5C00000578-940_308x425

 

Dua thjesht të jem i pasur – 22%

 

Ië famshëm – 19%

 

Oficer policie- 16%

 

Kujdestar i kopshtit zoologjik – 14%

 

Zjarrfikës- 13%

 

Doktor- 10%

 

Veteriner – 8%

 

Shofer autobusi – 7%

 

Shitës- 7%

 

Nuk duan të punojnë fare – 6%


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama