Genta Ismajli joshesja rrebele

Genta Ismajli, joshësja rrebele

Ka ardhur gjithmonë rrebele dhe energjike në skenë apo edhe në videoklipet e saj, por e pa humbur kurrë delikatesën dhe joshjen femërore. Ka ditur të përcjellë imazhe tepër sensuale, por pa kaluar kurrë në ekstravagancë të ekzagjeruar. Megjithatë me stilin dhe natyrën e saj tepër të veçantë, Genta Ismajli ka ditur të bëjë për vete, jo vetëm zemrën e Milotit, por gjithmonë e më shumë fansa në Shqipëri, Kosovë e diasporë. Besoj të gjithë e mbani mend edhe Gentën, në një prej klipeve të saj ku shfaqet tërësisht e lagur nën ujin, që bie në formë shiu mbi trupin e saj, duke u bërë kështu një element më shumë për të adhuruar bukuroshen rrebele.

Marre nga : Gazeta Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama