Gazetarja Jonida Shehu rrefen perndjekjen prej dy vitesh nga nje 33-vjecar

Gazetarja Jonida Shehu rrefen perndjekjen prej dy vitesh nga nje 33-vjecar

Gazetarja Jonida Shehu, në një intervistë për Panorama Plus, thotë se nuk e ka paditur 33- vjeçarin Saimir Qefalia për mesazhet që i dërgonte në rrjetet sociale, por sepse ai e përndiqte kudo. “Mesazhet në Fb ishin veprimi i fundit në darkë, pasi më kishte ndjekur gjithë ditën, kudo ku kisha qenë… derisa u bë vërtet stresuese për mua”.
 
“Për mua kjo nuk është histori e re. Ka pothuajse dy vjet e gjysmë që ai më përndiqte në mënyrë sistematike, çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, dhe kudo kam qenë. Në rrugë, kafe, supermarket, punë, etj. Aq prezent ishte në përditshmërinë time, sa kur punoja tek Ora News, vinte e rrinte aty. Nuk di të them ç’ka hequr recepsionistja”.
 
E pyetur nëse ka pasur frikë, gazetarja thotë: “Jo, gjithmonë me dukej njeri i dobët fizikisht dhe që nuk mund të rrezikohesha”. Ajo thotë se është takuar me të, madje ka menduar ta ndihmojë me ndonjë mjek, që ta nxjerrë nga gjendja ku ishte.
 
“Por prapë më dukej e tepërt që të humbisja kohë për një njeri, me të cilin nuk më lidh asgjë”.
 
Tani Qefalia është arrestuar. “Në polici i pranoi të gjitha, por kam përshtypjen se nuk ka hequr dorë,” thotë gazetarja.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama