Gazetare qe bejne pallate dhe ndertues qe bejne gazeta

Gazetare qe bejne pallate dhe ndertues qe bejne gazeta

Nuk e di nese e vute re dje ne Tv, por edhe Zeri i Amerikes ka zbuluar kohet e fundit se liria dhe pavarasia e medias ne Shqiperi po kercenohet nga politizimi i saj. Disi me vonese, do te thoja, pasi problemet qe hasin aktualisht gazetaret shqiptare jane te njejtat qe kane shoqeruar te gjithe periudhen e demokracise.

Ne kroniken e djeshme te VoA-s (video poshte), redaktori i Top Channel, Mentor Kikia, flet per skllaverim te medias qe me hir e me pahir eshte kthyer ne zedhenes te politikes duke qene njekohesisht edhe bashkefajtore ne kultivimin e kesaj klase politike ne Shqiperi. Siç tregon vete Kikia, çdo dite ka dhjetera deklarata e kunder-deklarata dhe mediat u nenshtrohen atyre pavaresisht se nuk perbejne lajm.

E atehere, perse pranon zoti Kikia te dergoje gazetaret ne te ashtuquajturat konferenca shtypi, te cilat vetem te tilla nuk jane me, e ku personi qe del te flase thote pa asnje problem: Nuk i pergjigjem pyetjeve!? Cili eshte roli i gazetarit ne te tilla konferenca qe po behen gjithnje e me te modes? Maksimumi, do te mjaftonte vetem kameramani pasi keta persona jane aty vetem per kamerat.

Ndersa Martin Leka, me te drejte, thekson se problemi me i madh i medias ka filluar qe kur ne Shqiperi kemi gazetaret qe bejne pallate dhe ndertues qe bejne gazeta. Ekonomia eshte ajo qe perben problemin kryesor ne gazetarine shqiptare.

Se kush jane ndertuesit qe bejne gazeta pak a shume e dime te gjithe. Interesant eshte fenomeni i gazetarit qe ben pallate. Kam pershtypjen se keta jane te pakte ne numer, por ne pozicione kyçe. Jane ata qe drejtojne e kontrollojne redaksite e qe per te bere kete marrin rroga te nivelit europian.

Ka shume te drejte edhe gazetarja Valbona Sulçe kur thote se mediat shqiptare kane nevoje per mekanizma vete-rregulluese. Problemi eshte se edhe nese nje dite te tilla mekanizma do te krijohen, ne krye te tyre do te vendosen te njejtet gazetare qe bejne pallate.

Ata te gjoret qe injorohen neper konferenca shtypi nga politikani i rradhes e qe konsumojne shollen e kepuceve rrugeve te kryeqytetit nuk mund te bejne asgje. Pjesa me e madhe nuk ka nje kontrate pune e punon ne te zeze. Nuk kane as edhe nje ligj te sakte qe ti mbroje. Ata te gjoret qe me punen e tyre mbushin minutazhet e edicioneve te lajmeve dhe faqet e gazetave, nuk kane çte bejne. Duhet te ulin koken nese duan te hane nje cope buke.

Fast Tube

Share/Bookmark

Nuk ka artikuj te ngjashem!


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama