Gara per Durresin Dako kryeson

Gara per Durresin, Dako kryeson

Thellohet diferenca mes dy kandidatëve kryesor për Bashkinë e Durrësit. Kandidati i aleancës së majtë, Vangjush Dako, ndodhet në avantazh kundrejt kandidates së djathtë, Grida Duma.

Sipas përditësimit të fundit, diferenca mes dy kandidatëve është rritur me 13%. Ndërkohë që numërohen 8060 vota për Vangjush Dakon dhe 6330 vota për Grida Dumën.

Menjëherë pas mbylljes zyrtare të votimeve Partia Demokratike pretendoi fitoren në Bashkinë e Durrësit, ku kandidon me Grida Dumën.

Vetë kandidatja e opozitës në këtë bashki përmes një deklarate të shpërndarë për mediat u shpreh se, “të dhënat e para flasin për një fitore të alternativës tonë në Durrës, fitore të Partisë Demokratike”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama