G7 ne vend te G8. Cfare vjen pas perjashtimit te Rusise?

G7 ne vend te G8. Cfare vjen pas perjashtimit te Rusise?

Vendet e industrializuara perëndimore i kanë treguar derën Rusisë. Një fitore diplomatike për presidentin Obama Ministri i Jashtëm rus ka në fakt të drejtë. Samitet e G8-ës kanë sjellë vitet e fundit pak rezultate konkrete. Kjo është e vërtetë. Shpesh analistët e kishin parashikuar fundin e këtij lloj samiti, sepse ndërkohë G20 me ekonomitë në zhvillim Kinën, Brazilin, Indinë është më e rëndësishme. Por kur Sergej Lavrov thotë, se nuk është aq problem, nëse Rusia nuk ka për të marrë pjesë, kur të takohen të shtatë kombet kryesore të industrializuara, këtë nuk ia beson njeri. Zotërinë e Kremlinit do ta shqetësojë shumë fakti, që nuk mund të ulet më në tryezën e të mëdhenjve. Nuk kishte rëndësi, se çfarë vendosej në takimin e G8, rëndësi kishte të ishe aty. Pikërisht se klubi është aq ekskluziv. Gorbaçovi, Jelcini, Putini, të gjithë donin të ishin aty dhe janë munduar shumë, derisa u ulën të barabartë në tryezën e super të pasurve. Në të njëjtin nivel, siç thuhet me dëshirë.

Kjo tashmë i përket të kaluarës. Dhe kjo i dhemb njeriut të pushtetit, Putin. Përsa i përket diplomacisë   Rusia katapultohet në nivelin e vitit 1991. Në atë kohë, Mihail Gorbaçov mundi të bënte së paku vizitën e parë në samitin e G7 në Londër. Dhe ishte krenar. Me krenari donte të tregonte Vladimir Putini Soçin e tij të zbukuruar për mrekulli. Por kjo s'ka për të ndodhur. A do ta bëjë kjo vendimmarrje e më të fuqishme të botës së industrializuar, që ai të mendohet? Për këtë arsye ai nuk do ta ndryshojë rrënjësisht kursin e tij të ekspansionit, por ndoshta do të bëjë një pushim. Uniteti i admirueshëm i shtatë anëtarëve të tjerë të klubit në kërcënimin me sanksione të mëtejshme dhe në refuzimin e aneksimit të Krimesë nuk duhet ta lërë indiferente udhëheqjen ruse. Presidenti amerikan Barak Obama u shpreh pa asnjë hezitim në mbështetje të Ukrainës, Evropës dhe NATO-s. Dhe gjashtë të tjerët e miratuan. Një plus diplomatik për perëndimin e ri dhe një humbje, një shuplakë në fytyrë për Putinin. Si do të reagojë ai tani? Do të zemërohet dhe të shtrijë dorën për të marrë Ukrainën Lindore? Apo do të përpiqet të organizojë një kundërsamit? Një samit të pasuesve të tij, apo diçka të tillë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama