Fshirje turistesh Ekonomi zhduk ne nje dite 270 000 turiste

Fshirje turistësh: Ekonomi zhduk në një ditë 270 000 turistë

Ndoshta e shtyrë nga një artikull i yni, i cili nxirrte në pah ekzagjerimet e propagantës qeveritare, Ministrja e Turizmit Milva Ekonomi ndërhyri për të ndrequr deklaratat e pakujdesshme të policisë në lidhje me numrat e hyrjes së turistëve të huaj.

Sikurse tashmë është bërë normë, deklarimet e reja të Ekonomit u bënë me pllakata propagandistike në rrjetet sociale.

Numrat e rinj duket se janë sajuar me kujdes që korrigjimi të ishte sa më pak i dukshëm.

Sipas "të dhënave" të reja, hyrjet e të huajve nga Morina nuk janë 1 milionë në 60 ditë, por 982 mijë në 75 ditë--nga 1 Qershori deri më 15 Gusht--duke e zbritur mesataren ditore nga 16 667 në 13 097, pra rreth 3 570 persona më pak në ditë.

Kështu, brenda një dite me një goditje të vetme qeveria uli me 270 mijë ose 27 për qind numrin e turistëve "virtualë".

Kjo është lehtësia e deklaratave informale: kur qeveria nuk nxjerr shifra dhe botime zyrtare, por propagandon me Facebook, mund të thuash çfarë të duash dhe ta ndryshosh çfarë të duash.

Pastaj, Ministrja Ekonomi nuk është shqetësuar ta verifikojë si të sajën faqen e saj në Facebook dhe Twitter, ndaj në të vërtetë ato mund të jenë faqet e kujtdo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama