Frederik Ndoci Pervec duartrokitjeve smora asgje nga memedheu. Me lane pa pune biles me bene te futem ne kredi

Frederik Ndoci: Pervec duartrokitjeve, s'mora asgje nga memedheu. Me lane pa pune, biles me bene te futem ne kredi

Një intervistë e këngëtarit Frederik Ndoci, që shprehte zhgënjimin nga Shqipëria dhe për këtë arsye ka vendosur të rikthehet sërish në SHBA, ka shkaktuar komente të shumta në mediat online dhe rrjetet sociale.

Ai sqaron sot, se përveç duartrokitjeve, nuk ka marrë asgjë nga ky vend.

Madje, Ndoci thotë se u detyrua të merrte kredi pas i kishin shembur shtëpinë kur u kthye nga SHBA.

“Mediat kan te drejte te imagjinojne gjithshka, e vertet eshte qe me duhet te largohem per disa muaj, por jo pergjithnje.

Pa e pastru edhe plehun e fundit nga kjo toke nuk me takon me u largu….

Pervec duartrokitjeve te sinqerta, nuk mora asgja qe me takon nga memedheu.

As prona, as oferte per pune, bile çfarë asht ma e bukra, me bene te futem ne kredi, pasi nuk kisha shpi, sepse ma kishin shembur militantet ose huliganet…

Tashti ndoshta shumëkujt i intereson qe te largohem prej ketej, por mos harroni se varrin familjar i kam ketu, dhe se cdo nandor me takon te shkoj e t’i pastroj barin e te kujdesem ashtu si do kujdesen te tjeret per mu, me pas.

Pra edhe nese deshironi, une ketu kam me kene 4-5 muaj ne vit, sa me iu çjerr masken kuj te mundem”, shkruan Ndoci.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama