Fotoja qe zbuloi historine e pabesueshme

Fotoja qe zbuloi historine e pabesueshme

Çdo foto ka një histori. Dhe historia e kësaj fotografie është e bukur por edhe shumë prekëse në të njëjtën kohë. Jeff McArthur, ka postuar në “Twitter” foton e një burri të moshuar, i cili po drekonte në një restorant dhe në tavolinën e tij, së bashku me ushqimin ndodhet edhe fotografia e një gruaje të moshuar.

I tërhequr nga kjo pamje, Jeff McArthur shkon drejt tryezës së të moshuarit dhe pasi flet me të, zbulon një histori të vërtetë dashurie.

“Ata u takuan për herë të parë kur të dy ishin vetëm 17 vjeç. Fatkeqësisht pas pak kohësh djaloshi shkon në luftë dhe familja e tij shkon të banojë në një vend tjetër, kështu që dy të rinjtë e dashuruar humbasin kontaktet.

I moshuari rrëfen se gjatë gjithë kohës që ishte në luftë mendonte çdo ditë për të dashurën e tij që kishte lënë pas. Pas kthimit nga lufta, ai vendos që ta kërkojë atë, por për 10 vjet përpjekjet shkuan dëm. Njerëzit e quanin të çmendur, por ai me qetësi përgjigjej: Po jam. Jam i çmendur nga dashuria! Në një udhëtim që bëri në Kaliforni, ai shkoi në dyqanin e një berberi dhe i tregoi atij se kishte 10 vjet që kërkonte një vajzë. Berberi merr telefonin e tij dhe i telefonon së bijës që të vijë në dyqan. Ishte pikërisht ajo, e dashura e tij! Tërë këto vite edhe vajza e kishte kërkuar të dashurin e saj.

Ata u martuan menjëherë dhe jetuan bashkë për 55 vjet. Përpara 5 vitesh vdekja i kishte ndarë përsëri, por burri ende feston ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e tyre. Ai e merr foton e saj kudo me vete dhe e puth çdo mbrëmje duke i uruar natën e mirë”, -përfundon Jeff McArthur historinë që i kishte rrëfyer i moshuari.

Përpara dy javësh Madina Bashizaduah nga San Francisco, kishte postuar në “Twiterin” e saj, një tjetër foto të të moshuarit, i cili po hante sërish drekë me fotografinë e gruas përpara.

Por nuk mbaron këtu. Ai me krenari thotë:  “Unë isha një burrë shumë i pasur. Jo me para por me dashuri!” dhe porosia e tij është: “Çdo ditë thuaji gruas se e dashuron. Madje, për tu siguruar, gjatë ditës pyete sërish: A të kam thënë që të dua shumë?”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama