Fjalori i shikimeve te te dashuruarve

Fjalori i shikimeve te te dashuruarve

Një gjuhë e folur apo e shkruar e ka një fjalor të vetin që është magazinë e të gjitha fjalëve që njerëzit e një komuniteti përdorin gjatë jetës së tyre, apo në periudha të ndryshme të saj. Fjalorët më të mirë dhe më të plotë mund të kenë një numër të madh të fjalëve, por jo të gjitha janë aktive në jetën e përditshme. Dashuria, si elementi më vital i jetës, por edhe i mbijetesës së një komuniteti, a do ta kishte një fjalor të vetin. Shumëkush prej studiuesve mund ta hartojnë atë dhe ta botojnë më vete, pasi edhe ai përbëhet nga fjalët, si pjesë e fjalorit. Por ka edhe një fjalor tjetër që vështirë se mund të shkruhet ndonjëherë, sepse nuk përbëhet nga fjalët, por nga lëvizjet e të gjitha shqisave që e përbëjnë qenien tonë materiale dhe shpirtërore. Edhe këto janë pjesë e leksikut të përditshëm të pazëshëm, por tepër aktiv dhe funksional. Kjo mund të lexohet lehtë dhe të shihen të materializuara te ndjenja e dashurisë, si më shprehësja dhe më intensivja.

Studiuesja amerikane Stefani Kapoço (Stephanie Cacioppo), na bën të ditur rezultatet e një studimi të saj lidhur me “fjalorin e heshtur” të dashurisë dhe shtypi i bëri jehonë në të gjithë botën. Ai e shikon. Ajo ia rikthen dhe i bën një buzëqeshje. Ai e fikson. Ajo psherëtin dhe mbështetet tek shpinorja e karriges. Ai insiston që t’i mbajë sytë te sytë e saj. Ajo i vë këmbët një mbi një. Ai e ul dhe e ngre shikimin. Ai është i pafytyrë, ajo e turbulluar. Nuk ka nevojë të thuash dhe të bësh asgjë. Koreografia e kontaktit pamor zgjat në pafundësinë e 1,45 sekonda kinematografike dhe është një sinjal i pa ngatërrueshëm. Kjo ndodh në skenën e metrosë së filmit Shame, i bukur dhe skandaloz që mori çmim në Venecia. Një shembull i shkëlqyer, sesi shikimet që i drejtohen fytyrës dhe trupit të tjetrit, të lejojnë t’i dekodifikosh qëllimet – thotë Stefani Kaçopo (Stephanie Cacioppo), autorja e një studimi të sapo botuar në revistën “Psychological Science” dhe i titulluar “Dashuria qëndron te shikimi”. Studiuesja e universitetit të Çikagos dha një intervistë së cilës iu bënë pyetjet më të vjetra të botës.

Çfarë raporti ka mes ndjenjës romantike dhe binjakut djallëzor, dëshirës?

Çfarë ndryshimi ka midis pasionit dhe dashurisë? Disa studime nxjerrin në pah sinergjitë, të tjerët një dikotomi sipas modelit të Dr. Jekyll e Mr. Hyde. Duke vëzhguar trurin e qindra personave, doli se të dyja emocionet dallohen në nivel të qarqeve të neuroneve. Ka një zonë që quhet fole, pjesa e përparme e së cilës aktivizohet nga dashuria, por jo nga dëshira. Pjesa e pasme nga dëshira dhe jo nga dashuria. Duke lëvizur nga prapa para, tërheqja transformohet në dashuri, sensacionet në abstraksione. Një ecuri e tillë regjistrohet në zonën e vijëzuar, këtë herë me një variacion vertikal. Parajsa qëndron lart dhe Ferri poshtë edhe brenda trurit tonë. Lidhja më e fortë që ekziston, dashuria me pasion, përfshin gjithçka. Por dashuria dhe dëshira mund të jenë, përveçse bashkë, në shumë shkallë. Nëse u referohemi dy pyetjeve, në një studim të 60 viteve më parë, pra në shekullin e kaluar, do të shohim se përgjigjet janë befasuese.

a) A jeni tërhequr seksualisht pa e vënë re asnjë gjurmë dashurie? U përgjigjën “Po” 79% e burrave dhe 53 % e grave. Janë shumë nëse konsiderohen presionet e ndryshme kulturore të të dy gjinive.

b) A jeni dashuruar pa pasur nevojë për seks? U përgjigjën pozitivisht 61% e grave dhe 35% e burrave.  

Femra dhe meshkuj janë kaq të ndryshëm?  

Studimet sugjerojnë që gratë kanë një aktivizim më të vogël të zonave të dukshme, por nuk janë të verbra ndaj dëshirës. Neuroshkencëtarja vëzhgoi lëvizjet e burrave dhe grave me një teknikë të quajtur «eye-tracking». Subjektet panë në një monitor modelë dhe modele, ndërsa një telekamera regjistronte kohëzgjatjen, numrin, drejtimin e shikimeve. Të gjithëve u kërkua të vendosnin, nëse figurat përballë përfaqësonin partnerë të mundshëm sentimentalë apo seksualë.

Mënyra e të parit ishte e njëjtë për femrat dhe meshkujt : vëmendja përqendrohet gjithmonë   më masën më të madhe te fytyrat, cilido qoftë emocioni mbizotërues, por inkursionet vizive drejt detajeve trupore janë më të shpeshta , kur futet komponenti seksual. Po t’i kthehemi kinemasë, në njërën anë janë shikimet e ngjitura te trupi i Malenës, film i interpretuar nga Monika Beluçi, që shëtit në një qytet sicilian; në tjetrën shikimet te njëri prej filmave më romantikë “Histori dashurie”. Por edhe në jetën reale, në takimin e parë, të gjithë flasim me shikim më shumë sesa do të dëshironin. Ndonjëherë edhe pa e vënë re. I takon tjetrit/tjetrës ta kuptojë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama