Fiset e Pakistanit qe 2300 vite me prejardhje shqiptare! (Video)

Fiset e Pakistanit qe 2300 vite me prejardhje 'shqiptare'! (Video)

Këto fise të Pakistanit pretendojnë se janë pasardhësit e drejtpërdrejt të Aleksandrit të Madh. Ata flasin një gjuhë e cila është e ngjashme në shumë fjalë me gjuhen tonë shqipe, kanë veshjet kombëtare të cilat u ngjajnë shumë veshjeve tona antike, ata madje edhe i thërrasin me emrin shallvare. Përpos këtyre ngjashmërive, dokumentari i mësipërm tregon se sa është muzika e tyre autoktone e njëjtë me muzikën ton folklorike, dhe me të dëgjuar, nuk do të keni mundësi të dalloni cila është muzikë shqiptare apo cila është muzikë e Huanza, apo siç quhen ndryshe ata.

 

 

 

Për më tepër, vallëzimet e tyre tradicionale ngjajnë tepër shumë me vallëzimet tona dhe simbolet e tyre janë simbolet identike të cilat janë përdorur prej ilireve të lashtë. Ata kanë ngjyrë të bardhë lëkure, e cila është plotësisht e kundërt me ngjyrën e popullsisë së Pakistanit, gjë që lënë të kuptojë se ata janë racë tjetër, gjë të cilën edhe ata vet e pranojnë, por se nuk e dijnë që gjuha që ata flasin është tejet e ngjashme me gjuhën tonë, dhe atë vetëm e vetëm me gjuhën tonë.

 

 

 

Për ta vulosur se ata janë me prejardhje shqiptare, dokumentari e tregon edhe qenin e sharrit të cilin ata e kanë! Për t’u mahnitur me këta “shqiptarë” të cilët edhe pse 5000 kilometra larg neve mendohet që janë të të njëjtit gjak, shikoni dokumentarin e mësipërm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama