Gjergj Bojaxhi Ka media dhe TV qe na kerkojne leke per kronikat

Gjergj Bojaxhi: Ka media dhe TV qe na kerkojne leke per kronikat

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka qenë djenë studion e “Opinion” ku ka folur për Tiranën dhe atë që mendon se duhet të ndryshojë në menaxhimin e kryeqytetit.

Bojaxhi ka deklaruar se përfaqëson mijëra qytetarë që duan që menaxhimi dhe drejtimi i këtij vendi të ndryshojë, që integriteti të jetë kriter në përzgjedhjen e politikanëve, por edhe që raporti i llogaridhënies ndaj politikës të marrë një përmasë të re.

I pyetur për dështimin e mundshëm dhe vijimin e karrierës, Bojaxhi është përgjigjur duke vënë në dukje një aspekt problematik të fushatës: pasqyrimi mediatik.

“Ka media dhe televizione që na kërkojnë lekë për të pasqyruar aktivitetet tona. Ky është realiteti në Shqipëri”, tha ai, për të vijuar me një vërejtje konkrete për TV Klan, por në respekt të vijës editoriale të këtij televizioni:

“Më keni parë ndonjëherë te lajmet e Klanit”, ka pyetur Bojaxhi, drejtuesin Fevziu.

Ky i fundit e ka argumentuar këtë si përzgjedhje politikash që nuk mund të paragjykohen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama