Fier goditet me mjete te forta numeruesi i PS

Fier, goditet me mjete te forta numeruesi i PS

Tre persona kanë goditur me mjete të forta në kokë komisionerin e Partisë Socialiste në KZAZ-në numër 57 në qytetin e Fierit.

Viktima, një 30vjeçar, është pjesë e grupit të numërimit. Ai është shoqëruar drejt spitalit të qytetit, ku pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar. Mjekët thonë se i riu kishte plagë në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në kërkim të autorëve dhe thotë se ata kanë qenë brenda ambienteve ku po numëroheshin votat për këshillin bashkiak, me gjasa me statusin e vëzhguesve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama