Ferrari dhe diktature Sa shume mite!

Ferrari dhe 'diktature': Sa shume mite!

Zor se ka një lajm që ka trazuar kaq shumë opinionin publik dhe rrjetet sociale së fundmi se arrestimi i nipit të Enver Hoxhës si pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës. Disa mite, që përfliten prej kohësh, janë ringjallur, të tjerë sikur janë zbehur. Ermal Hoxha ishte bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, e cila postonte shpesh foto nga jeta e saj luksoze, mes tyre një foto me një Ferrari të kuq.

Të apasionuarit pas teorive konspirative, komentuesit besonin gjithmonë e më shumë se historia e Katovicës është e vërtetë, se komunistët nuk e lanë kurrë pushtetin, por vetëm përfituan prej ndryshimeve. Që mbrëmë, disa gjëra duken më ndryshe në rrjetet sociale. Tani njerëzit thonë se burimi i parave është droga. Por jo vetëm kaq, teoritë konspirative thonë se ka pasur që në kohën e Enver Hoxhës një linjë trafiku droge dhe ajo është trashëguar. Është si një film që zien mes njerëzve.

Si të mos mjaftojë kjo, një deklaratë e familjes së Ermalit, se arrestimi i tij synon diskreditimin e Enver Hoxhës, vetëm sa i ka shtuar benzinë debatit. Sytë janë te reagimet e politikës. I pari ka bërë një postim Edi Rama, duke shkruar se “uron që opozita të mos mërzitet nga kjo arritje madhore e policisë. Me shumë gjasë ai nuk e ka askund me nënkuptim për Ermal Hoxhën. Por kjo nuk e ndalon një të përditshme të shkruajë se “nipi i Spiro Kolekës” arrestoi “nipin e Enver Hoxhës”. Zjarri online nuk do shuhet edhe për disa kohë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama