Pothuajse të gjitha vendet e botës e kanë një ditë të cilën ja kushtojnë të drejtave të fëmijëve. Në Shqipëri dhe kryesisht në të gjitha vendet ish-komuniste kjo ditë është më 1 qershor.
Është ndoshta ndikimi i traditës komuniste që politikanët tanë vazhdojnë të kremtojnë 1 qeshorin në të njëjtin stil si dikur: si mundësi për të treguar sa të lumtur jetojnë fëmijët nën udhëheqjen e tyre dhe sa shumë kujdesen ata për fëmijët.
Këtë 1 qershor në Shqipëri u fol për Sajmirin, për Erjonin, për Edin dhe atë çfarë ata bënë për fëmijët (në fakt për veten e tyre, duke përdorur fëmijët), por nuk u fol kurrsesi për fëmijët.
Në 1 qershor ne duhet të kishim folur dhe relektuar për gjendjen e fëmijëve, për të drejtat e tyre, për të ardhmen e tyre, për atë që kemi bërë e atë që duhet të bëjmë për sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Këtë 1 qershor politikanët duhet të kishin premtuar e betuar se nuk do të lejonin kurrë më të ndodhte ajo që ka ndodhur në jetimoren e Shkodrës, që nuk do të lejojnë më kurrë që rrugët e pamirëmbajtura të marrin jetë fëmijësh, që nuk do të lejojnë më të ketë më shkolla me dy turne, që nuk do të ketë më lypës në rrugë, që nuk do lejojnë më kurrë që fëmijët të dhunohen...
Por ata nuk e bënë.
Por nuk e bënë as të tjerë. As mediat, as organizatat joqeveritare të fëmijëve dhe grave, as mediat, gati askush.
Askush nuk foli për:
Të gjithë këta fëmijë presin ende që diksuh të flasë apo mendojë për ta.