Femijet dhe lufta shpallen fituesit

Fëmijët dhe lufta   , shpallen fituesit

Juria e kryesuar nga Ilia Tërpini, pasi bëri përzgjedhjen e mbi 80 punimeve të fëmijëve, vendosi që fitues të ishte Anxheliarda Osmani, “Kolë Jakova”, çmimin e dytë Aurora Puriqi e Nereida Dema, nga “Siri Kodra”, dhe të tretin e mori Ervi Kosta, nga shkolla “Dora D’Istria”. Aktiviteti i mbrëmshëm pasoi festimet e organizuara nga QKKF për ditën ndërkombëtare të librit për fëmijë, në një spektakël të madh më 2 prill, në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, me paradën e karnavaleve-personazhe librash, dhe fushatën aplikative, “Dialog simbolik me kozmosin”, pjesë e organizimit mbarëbotëror në Rusi, në festimet e 50-vjetorit të hedhjes së satelitit të parë në hapësirë. Ekspozita do të rrijë e hapur për dy javë në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.


Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama