Duket se FMN-së po i soset durimi me qeverinë, e cila nga njëra anë ka përqafuar politika të dyshimta ekonomike dhe nga ana tjetër refuzon të shohë realitetin në sy.
Muajt e fundit deklaratat e FMN-së, veçanërisht në lidhje me koncesionet, korrupsionin dhe kleintelizmin, kanë ardhur duke u bërë gjithnjë e më pak diplomatike dhe pa doreza.
Dy ditë më parë ndodhi një tjetër episod domethënës që dëshmon dëshpërimin e FMN-së me papërgjegjshmërinë e qeverisë.
Gjatë një konferencë për shtyp për situatën ekon0mike, Ministri Ahmetaj duke ju drejtuar publikisht sipërmarrësve të vendit u shpreh se:
Por në mënyrë haptazi jodiplomatike dhe në dukje nervoze, përfaqësuesi i FMN-së Jens Reinken nuk e la të shkojë pa e kundërshtuar këtë deklaratë të Zotit Ahmetaj, edhe pse ajo nuk qe ndonjë deklaratë e rëndësishme. Ai mori fjalën menjëherë pas Zotit Ahmetaj dhe u shpreh:
Nje nervozitet i tillë i FMN-së me qeverinë mund të krahasohet vetëm me qëndrimet e saj në periudhën para rrëzimit të piramidave.