Endrat

Endrat


Në përgjithësi një ëndërr zgjat nga 2 sekonda deri në 45 minuta, por mesatarja sipas DreamMoods është 15 minuta, kështu që njerëzit mund të shohin 4 deri në 7 ëndërra në natë. Njerëzit zakonisht ëndërrojnë gjatë gjumit REM (rapid eye movement) ose i quajtur ndyshe D- sleep (gjumi i pasinkronizuar që ka të bëjë me aktivizimin e sistemit nervor, pulsimin e shpeshtuar, dhe lëvizjet e shpejta të syve).
Aftësia për të mbajtur mend ëndërrat varet nga personaliteti i gjithsecilit. Në përgjithësi introvertët - term i përdorur fillimisht nga Jungu për personat e ndjeshëm, vetëanalizues dhe kritikë, janë më tepër të prirur për të mbajtur mend aventurat e tyre gjatë natës sesa ekstrovertët. Ndërsa përsa i përket subjektit të ëndërrave, si meshkujt ashtu dhe femrat në përgjithësi ëndërrojnë të njëjtat gjëra.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama