Edhe pse nuk e pranon dhe nuk dëshiron të jetë e tillë natyra i ka falur një ngjashmëri të madhe me një ndër këngëtaret me famë botërore Jennifer Lopez, e duke dashur të mbetet tek orgjinnalja ajo nuk dëshiron kurrësesi imitimin por vetveten. Në këtë intervistë për “Bluetooth” Elvana Gjata flet për projektet e saj më të fundit, jetën në shoqëri dhe familje pa lënë mënjanë dhe ato që të bëjnë të ‘përgojohesh’, thashethemet që ndjekin një VIP. Klipi juaj i fundit është një sukses i vërtetë. Ku është xhiruar dhe sa keni punuar për të? Klipi është xhiruar në Kosovë. Është punuar për dy ditë pa pushuar. Kur ka përfunduar ka qenë ora gjashtë e mëngjesit dhe isha shumë e lodhur por përsëri kisha një kënaqësi të paimagjinueshme në vetvete se e dija që ishte realizuar një punë perfekte dhe me kujdes të veçantë. Mund të na thoni disa prapaskena nga xhirimet Në fakt ka patur shumë. Jemi lodhur shumë por kemi ndjerë dhe kënaqësi.
Në fillim të xhirimeve kam përdorur një makinë Hummer me të cilin më është dashur të bëja xhiro gjithë kohën. Duhej të realizoja një kthesë me shpejtësi dhe Hummeri mezi printe në rrota. Jam munduar shumë në këtë pjesë por edhe më vinte të qeshja sepse nuk e kisha bërë kurrë një gjë të tillë. Videoklipi është xhiruar nga Pixels, ku unë kam besim të plotë. Pranë kam patur gjatë gjithë kohës Florin por edhe motrën time, por që nuk ka dalë në pamje pasi unë vetë nuk desha që të shfaqej. Vajzat që ndodheshin në makinë me mua janë të njohura të Getoarit. Ajo që bie më shumë në sy tek ju është looku dhe veshjet. Sa përkushtoheni për to? Të gjithë veshjet e mia të përdorura në klip apo fotot e albumit janë marrë nga Taxi Mapo pranë Unazës së re duke qenë se jam dhe imazhi i saj. Atje unë gjej atë që kërkoj për t’u paraqitur sa më mirë tek publiku. Për pamjen, janë kujdesur për mua dy profesionistë kosovarë. Kam mbetur shumë e kënaqur prej tyre. Ata dinë të më nxjerrin sa më origjinale, pa dalë nga natyra e Elvanës. Të shumtë janë ata që mendojnë se keni një ngjashmëri të madhe me Jennifer Lopez. Cili është mendimi juaj? (Qesh). T
ë gjithë ma thonë këtë. të them të drejtën kur e shoh veten në pasqyrë nuk gjej dot ndonjë ngjashmëri me Jennifer Lopez. Ndoshta kamera ka efektin e saj. Por edhe po ti ngjaja mirë do ishte pasi ajo është një divë botërore, sigurisht pa dashur të bëhem kopja e saj. Duke patur parasysh këtë ngjashmëri nga look-u në këngën e fundit duket sikur është punuar për të krijuar një ide edhe më bindëse rreth kësaj… Jo absolutisht. Jam munduar të nxjerr Elvanën pa dashur të imitoj askënd. Dua të marr më të mirën nga çdo këngëtar pa dashur asnjëherë të kopjoj apo imitojm por jo në look. Nëse ngjaj kjo është në dorë të natyrës jo në timen. Në fakt, nuk do doja të isha si Jennifer Lopez. Ëlvana është si Elvana. Keni nxjerrë muajin e fundit edhe albumin në të cilin keni bashkëpunim edhe me Getoarin.
Do të vazhdojë puna sëbashku? Bashkëpunimi tani për tani ka marrë fund. E kam mik shumë të mirë, koleg shumë të mirë por për momentin gjithçka ka mbaruar me kaq. Nuk e di nëse në të ardhmen do të punoj sërish me të. Për momentin është ndërprerë. Përsa i përket albumit, ai një muaj ka që ka dalë dhe po ecën shumë mirë. Së shpejti do të realizohet edhe një videoklip tjetër. Është kënga “vetëm ty të kam”. vetëm se këtë herë klipi nuk do realizohet në Kosovë por në Maqedoni. Pse zgjidhni gjithmonë Kosovën apo Maqedoninë? Më pëlqen që punët e mia të realizohen atje pasi ka një cilësi shumë të mirë pamje si dhe seriozitet pune. I gjithë stafi dhe rezultatet në fund të punës tregojnë që janë profesionistë dhe nuk të lënë vend për zhgënjim. Është folur shumë për një lidhje të mundshme tuajën me Getoarin. S
a të vërtetë ka mbi këtë? Nuk është aspak e vërtetë. Kam dëgjuar shumë shpesh të flitet për këtë gjë, nuk është hera e parë. Fjalët kanë filluar qëkur realizova klipin dhe këngën me të. Nuk ka lidhje fare mes ne të dyve. Ai për mua siç e thashë është një mik dhe koleg shumë i mirë, por njerëzit flasin pa pushim. Mos të mundohen ta bëjnë më këtë. Kur dy persona bashkëpunojnë mes tyre nuk është e thënë që të lidhen patjetër ose të ketë diçka. Në dijeni të këtij fakti është edhe Getoari dhe po aq sa unë ndihet keq që është abuzuar në këtë farë forme me miqësinë dhe punën tonë. Gjithsesi gojët e liga nuk mbyllen ndonjëherë dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të them që nëse duan le të vazhdojnë kështu. Mua nuk më intereson më. Je e dashuruar? No coment. Nuk kam folur asnjëherë dhe nuk dua të flas për këtë pjesë. E dua të paprekur jetën time private, më përket vetëm mua edhe pse kuriozët janë të shumtë.
Flasim pak për familjen. Sa kohë i kushtoni asaj? Me familjarët kam marrëdhënie shumë të mira. Më ndihmojnë shumë por pa hyrë në punët e mia siç ndodh shpesh që këngëtarët kanë familjarët që menaxhojnë punën e tyre. Raportet janë perfekte, kaloj shumë kohë me prindërit. Cili është njeriu më i afërt? Është motra ime Migena. Ajo është këngëtare lirike. E kam motër njëkohësisht dhe shoqe. Ka qenë nismëtarja e parë që unë të merresha me muzikë. Për çdo hap timin i marr mendim. Ka qenë ndihmesa e saj që unë të rritem profesionalisht. Sigurisht që më pas janë prindërit e mi. Babi është ai që më kritikon më shumë, pasi do tek mua maksimumin. Më pas vjen Flori i cili futet tek njerëzit më të afërt për mua. Ai është në rradhë të parë një mik i vërtetë e më pas kompozitori im. Kemi shumë vite që bashkëpunojmë. Në një kohë shumë të shkurtër më ka rritur së tepërmi profesionalisht falë aftësive të tij si kompozitor.
E kam patur pranë për çdo gjë dhe i kam marrë mendim. Mund të them që në shumë raste kam lënë Florin të vendosë për mua pasi e di që do kërkojë më të mirën. Keni shumë miq? Jo, nuk kam shumë miq dhe nuk dal shpesh. Janë shumë të paktë miqtë për mua. Jam më mirë kështu. kam më tepër dëshirë të qëndroj vetëm në shtëpi, me familjen time ose të lexoj apo të dëgjoj muzikë. Nuk me pëlqen as të rri në orët e vona të darkës. Cilat janë marrëdhëniet e tua me Orinda Hutën? Nuk kam asnjë komunikim. Ndoshta edhe sepse nuk kemi rastisur bashkë. Ajo tashmë është larguar nga NRG. Nuk mund të them se jam mike me të. Nuk kemi asgjë të përbashkët për të qenë mikesha apo shoqe. Ka qenë thjesht një marrëdhënie pune. Ku do i kalosh pushimet? Për Elvanën këtë verë nuk ka pushime. Janë koncertet gjithkund, brenda dhe jashtë vendit. Besoj se paraditen e ditëve të koncerteve do e shfrytëzoj për pak plazh por ende nuk e di.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











