Nuk është i famshëm vetëm kujtimi i syve të saj të shkruar, por edhe numri i bashkëshortëve të saj, i cili deri tani shënonte shifrën tetë. Por që ka gjasa të bëhet nëntë. Të paktën sipas lajmeve të mediave të huaja. Revista britanike “Daily Mail” shkruan se ikona hollivudiane Elizabeth Taylor, mund të jetë duke shkuar drejt altarit për herë të nëntë, pasi ka deklaruar dashurinë e saj për një biznesmen të pasur, të cilin e ka njohur vitin e kaluar në Havai.
Aktorja veterane, në moshën 75-vjeçare u ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me marrëdhënien e saj me biznesmenin afrikano-amerikan, Jason Winters duke e përshkruar si “një prej burrave më të mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë”.
Winters, i cili u njoh me aktoren, kur ajo po promovonte linjën e saj të bizhuterive e ka shoqëruar para dy netësh Taylor në evenimentin që kushtohet për ndërgjegjësimin e qëndrimin ndaj AIDS “Macy Passport 2007 AIDS” në Los Anxhelos.
Elizabeth u shpreh për revistën më të njohur të spektaklit “Variety”: “Jason Winters është një prej meshkujve më fantastikë që kam njohur ndonjëherë dhe kjo është arsyeja pse e dashuroj. Ai ka blerë për ne shtëpinë më të bukur në Havai, të cilën e ne vizitojmë sa më shpesh të jetë e mundur”.
Pavarësisht se prej shumë viteve ajo ka vuajtur nga mungesa e një shëndeti të plotë – Taylor është ngujuar në një karrige invalidësh në dekadën e fundit – ajo është shfaqur në foto duke notuar pranë peshkaqenëve, e siguruar nga një rrjetë hekurash, në Havai vitin e kaluar.
Elizabeth Taylor u shpreh se po planifikon të kthehet në Havai javën e ardhshme së bashku me Winters. Damë Elizabeth Taylor është martuar tetë herë të tjera me shtatë burra, dy herë me aktorin Richard Burton. Martesa e saj e fundit me punëtorin e ndërtimin Larry Fortensky përfundoi në vitin 1996 pas pesë vitesh. Në mars të këtij ajo festoi 75-vjetorin e lindjes së saj në një festë në Las Vegas, ku morën pjesë njerëzit më të njohur të spektaklit botëror.
Conrad Hilton Jr (1926-1969), trashëgimtar i hoteleve “Hilton”
Martesa: 1950-1951
Michael Wilding (1912-1979), aktor
Martesa: 1952-1957
Michael Todd (1909-1958), producent
Martesa: 1957-1958
Eddie Fisher (1928), këngëtar
Martesa: 1959-1964
Richard Burton (1925-1984), aktor
Martesa: 1964–1974, 1975-1976
John Warner (1927), senator
Martesa: 1976-1982
Larry Fortensky, (1952), shofer kamioni
Martesa: 1991-1996
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver











