Kryeministri Edi Rama sapo është bërë baba për herë të dytë. Me anë të një postimi në rrjetin social 'Twitter', Rama bën të ditur se bashkëshortja e tij Linda Rama, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, Zahon.
“Linda solli në jetë Zahon”, shkruan Rama ku ka bashkangjitur edhe një foto me dorën e foshnjës së tij të porsalindur. Menjëherë, sapo kryeministri njoftoi lajmin e gëzueshëm, ka marrë me mijëra urime nga fansat e tij në 'Facebook' dhe 'Twitter'.