Por Mërfi dhe Edmonds kanë thënë për revistën “People” se nuk do të vazhdojnë më tej sepse kanë vendosur të mbeten thjesht miq. “Pasi kemi reflektuar dhe diskutuar gjatë, së bashku vendosëm që një ceremoni e ligjshme nuk është e nevojshme për të përcaktuar marrëdhëniet tona të ardhshme”, - janë shprehur dy yjet për revistën “People”. “Meqenëse bashkimi ynë simbolik në Bora Bora ishte fryt i dashurisë sonë të thellë, miqësia dhe respekti reciprok vazhdon mes nesh dhe kemi vendosur të qëndrojmë miq”, - kanë shtuar ata. Edi Mërfi, interpretues i shumë filmave të famshëm, është divorcuar në vitin 2006 nga bashkëshortja Nikol me të cilën pati pesë fëmijë. Por mesa duket, komiku amerikan shumë shpejt vendosi të martohej sërish me Edmonds në një ishull privat, në Polinezinë franceze.
Ceremonia u mbajt kur dielli po perëndonte, para 25 të ftuarve, në një ishull në Oqeanin Paqësor. Edi Mërfi, 46 vjeç, ishte divorcuar në vitin 2006 nga gruaja Nikol, me të cilën pati 13 vjet martesë dhe pesë fëmijë. Vitin e kaluar, aktori i famshëm i dha atësinë vajzës së lindur nga Melani Braun, ish-këngëtare e grupit “Spice Girls”, por që aktori e pranoi vetëm katër muaj pas lindjes. Ndërsa Trejsi Edmonds vitin e kaluar ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, kantautori Keneth i “Babyface”, me të cilin pati dy fëmijë. Kanë qarkulluar zëra se Edi Mërfi është shoqëruar me këngëtaren Uitni Hjuston para se të njihej me ish-bashkëshorten e tij. Më pas filloi një lidhje të gjatë dhe romantike me Nikol Miçel, pas takimit të tyre në vitin 1988. Pas një viti e gjysmë bashkëjetese, ata u martuan në Nju Jork më 18 mars të vitit 1993. Patën pesë fëmijë, por në gusht të vitit 2005 Nikol kërkoi ligjërisht divorcin për shkak të mosmarrëveshjeve që po kalonin. Pas divorcit me Miçel, ai filloi të takohej me këngëtaren Melani Braun me të cilën lindi një vajzë pikërisht në datën kur kishte lindur dhe vetë aktori.
Mel këmbënguli që i ati i fëmijës ishte pikërisht aktori amerikan, i cili kërkoi të bëhej edhe një test ADN-je për të qenë i sigurt. Kështu gjithçka u vërtetua dhe Mërfi u detyrua të njohë vajzën e Melani Braun.
Marre nga : Gazeta AlbaniA