E megjithate Putin e quan pavaresine e Kosoves te ligjshme

E megjithate, Putin e quan pavaresine e Kosoves te ligjshme

Në një intervistë me gazetën BILD, Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit Rusisë të Krimesë, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk kemi bërë luftë, nuk kemi qëlluar, askush nuk është vrarë”, ka thënë Putin në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” dhe shpjegoi se shumica e qytetarëve votuan për aneksimin e Krimesë në Rusi, dhe kjo sipas tij është demokracia.

“E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet. Dhe kjo ndodhi në rastin e Krimesë. Sipas Kartës së OKB-së, çdo komb ka të drejtën e vetëvendosjes”, ka shtuar më tej Putin, transmeton Telegrafi.

Si shembull, ai ka përmendur Kosovën, duke thënë se trupat e Kombeve të Bashkuara kanë vendosur që Kosova mund të bëhet e pavarur nga Serbia.

“Kosova shpalli pavarësinë dhe e gjithë bota e ka pranuar atë, por çfarë e shkaktoi atë? Ishte një vendim i Parlamentit. Ata nuk kanë pas as edhe referendum”, ka thënë më tej Putin, përcjellin mediat e huaja.

Në konstatimin e gazetarit të “Bild” se qeveria e mëparshme serbe kishte realizuar një luftë kundër shqiptarëve të Kosovës dhe mijëra prej tyre ishin dëbuar, gjë e cila ka dallim me rastin e Krimesë, përgjigja e Putin ka qenë se “është fakt se ishte një luftë e gjatë në të cilën Serbia dhe Beogradi ishin bombarduar dhe sulmuar me raketa”.

“Kjo ishte ndërhyrja ushtarake e Perëndimit dhe NATO-s kundër pjesës tjetër të Jugosllavisë”, ka thënë ai duke shtruar pyetjen: “në qoftë se kosovarët kanë të drejtë për vetëvendosje, pse njerëzit në Krime nuk mund ta kenë atë?”.

“Unë do të thosha: të gjithë duhet të respektojnë rregullat uniforme ndërkombëtare, dhe jo t’i ndryshojnë ato sa herë që të duan”, ka përfunduar presidenti rus.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama