Diku nga mesi i këtij shekulli, qytetërimi do të ketë arritur më në fund një sistem energjetik që mund të furnizojë rritjen e vet ekonomike në një planet të stabilizuar ambientalisht. Ekonomia e hidrogjenit duhet të jetë fundi i lojës së njerëzimit me energjinë.
Fareed Zakaria
Përpara se të shfaqej Robert Hafner, shumë njerëz pranonin se gazi natyror ishte i kufizuar në sasi dhe përdorim. Por, që kur është krijuar në vitin 1959, kompania e Hefner, GHK e vetme ka zbuluar më shumë se 300 mijë miliardë metër kub gaz natyror përreth botës. Kompania nxiti gjithashtu teknologjinë që përdoret tashmë nga të gjithë kompanitë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara për të shfrytëzuar puse shumë të thellë e me trysni të lartë. Hefner, thotë se, gazi natyror nevojitet që të jetë pjesë qendrore e çdo lloj strategjie për tranziocion nga energjitë tradicionale drejt energjive të reja të pastra.
Gazi natyror është me bollëk dhe i pastër, por kur i shton kostot e kërkimit, magazinimit dhe shpërndarjes, ai është gjithashtu i kushtueshëm.
Kur përfshihen kostot e ndotjes nga qymyri, si kostot e shëndetit dhe shirat acidë, atëherë kostoja e energjisë elektrike të prodhuar duke përdorur gaz natyror është në fakt më e ulët se e qymyrit. Për transportin, ai kushton më pak se benzina. Më shumë se 5 milionë automjete në botë punojnë me gaz natyror.
Si do t’i faktorizonit kostot e jashtme në çmimin e qymyrit? A doni të ekzistojë një taksë mbi “energjinë e keqe” si dhe një subvencion për të mirën?
Qymyri dhe nafta janë kthyer tashmë në problemet më të mëdha energjetikë të Amerikës. Së bashku, ato prodhojnë afro 80 përqind të lëshimeve të CO2 në atmosferë dhe varësia jonë nga nafta e huaj krijon probleme dhe rreziqe shumë të mëdha. Kështu që, unë besoj se duhet të fusim në mënyrë graduale taksa për qymyrin, naftën dhe nënproduktet e saj – të themi, gjatë pesë viteve të ardhshëm, me qëllim që çdokush të ketë mundësi të përshtatet. Zgjidhjet tona parësore energjetike janë gazi natyror, energjia diellore e erës dhe eficienca; politikat duhet të nxisin përdorimin e tyre. Dua të shtoj edhe diçka në lidhje me politikat: teksa vendosim taksa konsumi mbi qymyrin dhe naftën. Duhet të riciklojmë të ardhurat prej tyre për të eliminuar taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin. Filozofikisht, mendoj se është shumë më mirë të taksosh konsumin që krijon kosto dhe rreziqe të mëdha për shoqërinë, se sa të taksosh punën dhe kapitalin, që ne duam të lulëzojë dhe rritet.
A mund të përdoret rrjeti që furnizon me gaz shtëpitë e njerëzve, për të shpërndarë gaz natyror si karburant për makina?
Amerika ka një aset shumë të nënvlerësuar deri tani, rrjetin një milion milje të gazsjellësve që shpërndan gaz natyror në qytete dhe drejtpërdrejtë në 60 milionë familje amerikane. Mund të vendosësh një pajisje të vogël me kompresor në garazhin tënd dhe të furnizosh automobilin çdo natë, me gazin natyror që është tashmë i lidhur me shtëpinë tënde. Gazi natyror është gjithashtu i shkëlqyer për të prodhuar energji elektrike. Përpara ligjit të përdorimit të karburanteve të vitit 1978 që ndaloi përdorimin e gazit natyror për prodhim energjie elektrike, Oklahoma prodhonte mbi 80 për qind të elektricitetit me gaz natyror. Sot, afro 85% e energjisë elektrike në Singapor prodhohet prej gazit natyror, dhe atje po shkojnë drejt 100 përqindëshit.
Përse nuk po lëvizim më shpejt në drejtim të një ekonomie të gazit natyror?
Ka dy arsye. Së pari, nuk ka patur kurrë një lob politik për gazin natyror, kështu që nuk ka patur kurrë një politikë për nxitjen e zhvillimit të gazit natyror. Për pjesën më të madhe të 100 viteve të fundit, gazi natyror ka qenë thjeshtë një nënprodukt i pavlerësuar i industrisë së naftës. Gjithashtu, kompanitë e naftës qëllimisht kanë nënvlerësuar furnizimin. Në vitet shtatëdhjetë, Big Oil bindi kongresin që po na mbaronte gazi natyror. Exxon dëshmoi se SHBA-së u mbeteshin edhe afro 300 trilionë metër kub gaz dhe nuk do të kalonte shumë kohë përpara se shkollat dhe zyrat që vareshin nga gazi natyror do të mbylleshin.
Cilat janë shifrat aktuale?
Në kohën kur debatohej ligji për përdorimin e karburanteve, vlerësimet e mia ishin se SHBA kishte 1500 deri në 2000 trilionë metër kub gaz natyror. Vlerësimet e mia u konsideruan të papërgjegjshme, por kompanitë e mëdha të naftës e kishin gabim. Që nga ajo kohë, ne kemi prodhuar 585 trilionë dhe sot shumica e atyre që bëjnë vlerësime të tilla besojnë se kemi të paktën 1500 deri 2000 trilionë që mbeten. Me normën e sotme të konsumit, kjo i garanton Amerikës furnizim për 70 deri 100 vjet.
Si duket e ardhmja e energjisë? A mund të kalojmë në një ekonomi tërësisht të varur nga gazi natyror?
Pas 50 vjetësh, ne do të kemi krijuar një infrastrukturë të re energjetike që është shumë herë më efeciente, kryesisht përmes gazit natyror, energjisë diellore dhe prodhimit të energjisë elektrike përmes energjisë së erës, hidrogjenit në sektorin e transportit si dhe rritjeve të mëdha në eficiencë tek përdoruesit. Ne do të hyjmë në ekonominë e hidrogjenit, si rezultat i një tranzicioni që nisi me gazin natyror.
Ekonomi e hidrogjenit?
Një ekonomi që furnizohet me gaz hidrogjeni të nxjerrë nga uji i detit përmes rrymave elektrike, prodhuar nga energjia diellore ose e erës. Ndonëse ky proces i elektrolizës është njohur dhe përdorur prej 100 vjetësh, ai nuk është komercial për ekonominë sot. Ne kemi furnizuar tashmë automobila, anije, avionë dhe qytete me hidrogjen, kështu që e dimë se si bëhet. Dhe është 100 për qind e pastër. Nuk është ndonjë teknologji e “Luftës së Yjeve”. Diku nga mesi i këtij shekulli, qytetërimi do të ketë arritur më në fund në një sistem energjetik që mund të furnizojë rritjen e vet ekonomike në një planet të stabilizuar ambientalisht. Ekonomia e hidrogjenit duhet të jetë fundi i lojës së njerëzimit me energjinë.
Energjia, sytë nga hidrogjeni
Shumë ekspertë parashikojnë se në dekadat që vijnë, vendet e industrializuara do të fillojnë të braktisin varësinë e tyre nga nafta. Në vend të saj, thonë analistët, industria do të përdorë teknologjinë e hidrogjenit si një burim të pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike. Siç na njeh materiali në vazhdim, ekonomia e bazuar në hidrogjen mund të jetë ende shumë vite larg, por pajisjet që u ekspozuan në një panair në Uashington, ofrojnë një shikim të shpejtë të asaj që pritet të vijë. Su Carroll nga Virxhinia Perëndimore mori për ta provuar në rrugët e kryeqytetit një makinë që punon me hidrogjen.
“Është më e rëndë në përdorim sesa makinat e zakonshme, por është diçka që mund të mësohem. Nuk bën zhurmë dhe ecën mirë.” Në panair gjiganti General Motors kishte sjellë një makinë prototip...HydroGen3. Ja çfarë thotë inxhinieri i kompanisë General Motors”.
“Nuk ka motor...nuk ka karburator për djegie të brendshme. Përdorim hidrogjenin si burim energjie, por nuk e djegim atë”. Në vend të tymit, makina çliron ujë ose avull dhe jo tym dhe ndotje. Por, ekspertët thonë se makinat me hidrogjen nuk pritet që të zgjidhin shumë shpejt problemin e ndotjeve që shkaktojnë sot makinat.
Deron Lovaas drejton fushatën për automjete të pastra me Këshillin për Mbrojtjen e Burimeve Natyrore. “Një nga pengesat e para është ndërtimi i veturave dhe kamionëve që të kenë depozitë të mjaftueshëm për hidrogjenin, si dhe kostoja e këtij karburanti”.
Një tjetër pengesë është infrastruktura si stacionet e karburanteve për furnizimin me hidrogjen. Por, shansi për të ngarë një makinë të tillë tërhoqi shumë kalimtare madje edhe anëtarë të Kongresit. Bob Rose është drejtor ekzekutiv në Këshillin Amerikan të Karburanteve me bazë hidrogjeni. “Këto janë produkte të reja që po gjejnë përdorim në mbarë botën”. UTC kompania pronare e firmës United Technologies dikur prodhonte karburante me bazë hidrogjeni për NASË-n. Që nga ajo kohë kompania ka ndërtuar sisteme për furnizimin e objekteve të mëdha si shkolla apo baza ushtarake. Kompania po i aplikon tani njohuritë drejt veturave, autobusëve dhe automjeteve të tjera që çlirojnë dioksid karboni duke shkaktuar ngrohje globale. Zëdhënësja Judith Bear: “Kemi një autobus me hidrogjen në shtetin ku operojmë Kënektikat. Ndërsa para pak kohe njoftuam për një tjetër autobus me hidrogjen në Belgjikë”. Në të ardhmen, karburanti me bazë hidrogjeni mund të luajë një rol kryesor në pajisjet e konsumit. Një kompani po ndërton një ushqyes për telefonat celularë. Drejtuesit e industrisë parashikojnë që kjo lloj energjie do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbarë botën. Ata i kërkojnë Amerikës që të dhurojë më shumë para për kërkime, të ulë taksat e këtyre kompanive dhe të përdorë teknologjinë e hidrogjenit brenda strukturës shtetërore.
Marre nga : Gazeta Metropol