Duma - Dakos Muzeu nuk eshte veper arkeologjike por ndertese

Duma - Dakos: Muzeu nuk eshte veper arkeologjike, por ndertese

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi programin me banorët e lagjes nr 1 në qytet. Duma tha pas 21 qershorit, Durrësi do të jetë një qytet krejt ndryshe nga ai që përmbytet apo që nuk mirëmban arkeologjinë.

“Këtu jemi në një zonë të bukur që kemi disa kollona e na kujtojnë qytetin por fatmirësisht dhe fatkeqësisht kemi përballë me atë që dikur ka qënë muzeu por që ky kryebashkiaku i sotëm e njeh për vetër arkeologjike. Kur i numëroi tha dy, Amfiteatrin dhe Muzeun. Ndoshta duhet ti mësojmë që muzeu nuk është vepër arkeologjike por është një ndërtesë që duhet mirëmbajtur që të mirëmbajë arkeologjinë.”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se do të ketë një linjë të drejtëpërdrejtë të komunikimit të saj me qytetarët duke shtuar se administrata e re nuk do të kryejë asnjë lloj presioni qytetarëve apo biznese për ta kthyer Durrësin në shembull lirie.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama