Dritan Leli kandidati i Vlores surpriza e zgjedhjeve shkeputet ne 46 kuti me 4400 vota para

Dritan Leli, kandidati i Vlores surpriza e zgjedhjeve, shkeputet ne 46 kuti me 4400 vota para

Dritan Leli, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Vlorë, duket se do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. Kështu, në orën 06.20 të mëngjesit të sotëm raportohet nga Partia Socialiste e Vlorës se në 46 kuti të numëruara, nga më shumë se 200 të tilla që janë, Dritan Leli ka arritur të shkëputet me një diferencë të dukshme prej 4410 votash përpara kandidatit të opozitës, dhe kandidatit të pavarur në këtë qytet.

Në vitin 2011, Shpëtim Gjika, fitoi ndaj rivalit të tij Kollozi me një diferencë prej 5000 votash. Por Leli do të thyejë një rekord të ri për vlonjatët, duke shuar edhe zërat e skeptikëve për emrin e tij dhe aq më tepër, pjesmarrjen e ulët që u tha për votimet në pasditen e djeshme.

E ndërsa Vlora shkëlqen, duket se socialistët nuk i kanë punët mirë në mëngjesin e sotëm me hapjen e kutive në Bashkinë e Durrësit, ku ka një diferencë të lehtë por që nuk ndërhyn në rezultatin final me aq pak kuti sa janë hapur. Megjithatë shkëputja e Dakos ka ndodhur kur në mengjes raportohet se Dako ka 3104 vota, nderkohe që kandidatja rivale Duma ka 2637 vota.

Po shihet me skepticizëm edhe numërimi në Sarandë, ku kandidati i PD ka ecur përpara kandidates së maxhorancës, ndërkohë që në Përmet po pranohet dështimi i PS, sepse kandidati i PD ka ecur para me vota kur deri në këtë moment janë hapur gjysma e kutive të votimit.

Ende nuk flitet për në Veri të vendit. Në Lezhë, kandidati it ë djathtës gjatë mëngjesit kishte përparësi. Po ashtu edhe në Kukës. Në Peshkopi, duket se ka një barazim të votave.

Të sigurta deri tani janë edhe Tepelena e Kavaja, ndërkohë që procesi vijon në Lushnje. Fieri është shkëputur shumë nga rivali Enkelejd Alibeaj, dhe po ashtu edhe Jorgo Goro në Himarë.

Ndërkohë, fitorja bëhet e padiskutueshme në Tiranë nga votat që ka arritur të mbledhë Erion Veliaj. Duket se mëngjesi i sotëm do të luajë votat në katër qytete që kanë interes, në Shkodër, Lezhë, Durrës e Sarandë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama