Dosja e fundit e CIA-s per Shqiperine

Dosja e fundit e CIA-s për Shqipërinë

Importi
Në të dhënat e fundit të CIA-s për nivelin e importeve dhe eksporteve në vend, interesant është fakti që mallrat gjermane kanë pësuar një rritje duke kaluar ato kineze. Kështu niveli i mallrave të importit nga shteti gjerman arrin në shifrat 5.7 për qind, duke kaluar rreth 2 për qind mbi ato kineze. Ndërsa në vend të parë për importin e mallrave mbetet përsëri fqinji ynë, Italia me 32 për qind të mallrave që fut në vendin tonë. Në vend të dytë është shteti grek me 17.8 për qind, duke shënuar një shifër të konsiderueshme. Dhe në vend të tretë renditën mallrat turke. Në vend të parë për mallrat që importojmë renditen makineritë dhe pajisjet e tjera, të cilat zënë pjesën më të madhe. Në vend të dy janë tekstilet dhe në fund janë ushqimet. Ndërsa eksportet, sipas raportit të CIA-s, nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të madhe, duke ngelur në shifrat e mëparshme. Ne vazhdojmë të eksportojmë te vendet e tjera prodhime tekstili, metale të ndryshme si dhe prodhime ushqimore si vaj, fruta, cigare. Sipas raportit, vlera e eksporteve të vendit tonë për vitin 2006 ka kapur një shifër prej 763.2 milionë dollarësh. Vendet ku eksportojmë më shumë mallra janë Italia me 67.1 për qind, Mali i Zi 5.7 për qind dhe Greqia me 5.4 për qind. 

Etniciteti dhe feja
Ndërsa në të dhënat standarde që nuk pësojnë ndryshime qëndrojnë ato që kanë të bëjnë me etnicitetin dhe fenë. Shqipëria futet në kombet që janë racë e pastër. Kështu, sipas të dhënave të CIA-s, 95 për qind e popullsisë është shqiptare. Më pas vijnë grekë me 3 për qind, të tjerë janë vlleh, romë, serbë, maqedonas e bullgarë janë vetëm 2 për qind. Nga ana tjetër, feja jep një përqindje të pandryshueshme nga ajo që dimë të gjithë. Kështu 70 për qind janë myslimanë, 20 për qind ortodoksë dhe 10 për qind katolikë. Por edhe pse në këtë raport nuk thuhet shpesh, shërbimet amerikane kanë cilësuar se vetëm 45 për qind e shqiptarëve janë praktikantë të fesë. Ndërkohë në lidhje me minoritetin grek, në të dhënat e CIA-s bëhet dhe një sqarim interesant. Sipas saj, në vitin 1989 në statistikat shqiptare ky minoritet përfaqësonte një për qind të popullsisë, ndërsa në vitin 1991 ky numër arriti në tre për qind të popullsisë totale. 

431 mijë përdorues interneti brenda dy muajve
Jo më kot bota na quan vend në zhvillim. Në adresën e internetit të Shërbimit Inteligjent Amerikan (CIA), Shqipëria tregon se është një nga vendet që ka rritjen më të madhe të përdoruesve të internetit. Nëse në muajin maj kjo shifër ka qenë 75 mijë, ndërkohë që në muajin tetor kjo shifër ka shkuar në 471 mijë përdorues të internetit. Po ashtu, të dhënat e fundit të "Fact Book" në faqen e CIA-s tregojnë se një rritje ka pasur dhe përdormi i telefonave. Kështu nga 1 milion e 225 mijë që ka qenë numri i përdoruesve të celularëve dy muaj më parë, kjo shifër ka shkuar në 1 milion e 530 mijë të tillë. Ndërsa një nivel rritjeje shënon dhe mesatarja e jetëgjatësisë, e cila, sipas CIA-s, për vitin 2007 shkon në 77.6 vjeç.

Raporti
Të dhënat fundit për Shqipërinë në faqen e internetit të Shërbimit Inteligjent Amerikan tregojnë se brenda një kohe të shkurtët ka ndryshuar dhe numri i popullsisë. Nga 3.6 milionë banorë që ky numër ka qenë për vitin 2006, në tetor të vitit 2007 ky numër është rritur me 523 banorë. Ndërkohë që mosha mesatare është rritur me 0.2 për qind. Ndërkohë që një vit më parë ka qenë 29 për qind. Me 0.3 për qind është rritur dhe jetëgjatësia mesatare e popullsisë, duke shkuar nga 77.3 në 77.6 për qind për vitin 2007.

Edukimi i popullsisë
Sipas të dhënave të dosjes së CIA-s, 86.5 për qind e popullsisë dinë të shkruajnë dhe lexojnë, dhe kjo nis që nga mosha 9 vjeç. Pra, 13.5 për qind e popullsisë sonë është analfabete, një shifër alarmante dhe më e larta e cilësuar në vitet e fundit. Nga këta duken se më analfabetë janë femrat se meshkujt.

Teknologjia
Shqiptarët janë më shumë sesa të dhënë pas teknologjisë. Sipas të shifrave të CIA-s, vetëm gjatë dy muajve të fundit numri i përdoruesve të internetit është shtuar me një shifër prej 396 mijë përdoruesish. Ndërkohë që në muajin maj kjo shifër ka qenë 97 mijë, në muajin tetor në futjen e fundit të informacionit që ka bërë në faqen "Fack Book" CIA, rezulton se ky numër ka shkuar në 471 mijë përdorues.

Telefonat
Sipas raportit të CIA-s, shqiptarët rezultojnë ndër më të pasionuarit pas telefonisë celulare. Vetëm në dy muajt e fundit ky numër është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Janë 35 mijë përdorues të celularëve që janë shtuar gjatë periudhës maj-tetor. Një rritje përdorimi ka pësuar dhe telefonia fikse. Nga 225 mijë persona që kanë qenë në raportin paraardhës, kjo shifër ka shkuar në 353 mijë e 600 të tillë.

Qamil Xhani : Gazeta : Tiranaobserver.com.al



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama