Do ti them Zotit per gjithcka fjalia e fundit e 3-vjecarit sirian

'Do t'i them Zotit per gjithcka', fjalia e fundit e 3-vjecarit sirian

Kjo fotografi është përhapur kudo në internet, e shoqëruar me shprehjen: “Fjalia e fundit që tha 3-vjeçari sirian para se të vdiste ‘Do t’i them Zotit gjithçka’”.

 

Është e pamundur që të verifikohet vërtetësia e saj, por fotografia tregon historinë për dhimbjen dhe vuajtjen që po kalon Siria këto kohë. Ka shumë në media që duan të thonë se kjo vjen për shkak se presidenti Bashar al-Assad është një vrasës pa mëshirë. Dhe kjo është gjysma e së vërtetës. Si liderët e tjerë të qeverisë, ai është futur në luftë dhe me këtë luftë ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijërave dhe zhvendosjen e mbi 1 milionë sirianëve që tani jetojnë në kampet e refugjatëve. 

 

Mirëpo ky është edhe rezultati i pashmangshëm i një lufte të financuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe vende të tjera të besimit suni, si Katari dhe Arabia Saudite. Sirianët janë të gjithë viktima të kësaj lufte masive globale.

 

Ajo ka arritur në pikën që ende nuk e dimë nëse armët kimike të përdorura në Siri ishin rezultat i al-Kaedës apo qeverisë siriane. Kur vjen puna për çështjet e inteligjencës dhe propagandës, është shumë e vështirë të gjendet e vërteta nga trillimi. Mirëpo askush nuk mund ta mohojë se Siria ishte një vend shumë i qëndrueshëm, derisa u vendos që të mbushej me armë. 

 

Kështu do të vijë demokracia në botë? 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama