Dikur i varfer sot miliarder

Dikur i varfer, sot miliarder

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Facebookun, 37-vjeçari Jan Koum, themeluesi shërbimit të shkëmbimeve të mesazheve të shpejta të programit të quajtur “WhatsApp”, është kthyer në një miliarder falë shpikjes së këtij shërbimi, i cili numëron mbi 450 milionë përdorues në të gjithë botën. Marrëveshja 19 miliardë dollarëshe me gjigantin social Facebook”, ka bërë që 37-vjeçari të ketë për herë të parë në jetën e tij të ketë një makinë - tip Ferrari.

Por, derisa të arrinte këtu, Koum ka kaluar një jetë plot vështirësi, duke u përballur me varfërinë. Ai së bashku me nënën e tij është dashur të jetojnë me tollona ushqimesh.

 

Koum ishte vetëm 16 vjeç kur u shpërngul nga Ukraina dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është rritur në një komunitet rural, në një shtëpi ku nuk kishte as ujë dhe as drita. Kur ata u shpërngulën nga Ukraina, nëna e Koumit mblodhi gjërat e shkollës për t’i shitur, që me paratë e tyre të mbijetonte së bashku me djalin e saj, raporton Daily Mail.

 

Në vitin 2009 Koum, mik i themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, bashkëpunoi me Brian Actonin dhe të dy së bashku krijuan WhatsApp-in, program i cili pesë vjet më vonë i bëri dy të rinjtë miliarderë. Koum vendosi që ta firmoste marrëveshjen me Facebook-un, në zyrat që ndodhen në Mountain View, në të njëjtin vend ku ai priste dikur në radhë për të marrë tollona ushqimi.

 

WhatsApp është kthyer në një fenomen global, por nuk ka asnjë logo në zyrat e tij.

 

“Nuk shoh ndonjë arsye për të pasur një logo. Kjo do të ishte një ego e madhe. Ne të gjithë e dimë se ku punojmë”, është shprehur Koum për Forbes.

 

Facebook ka paguar 12 miliardë për aksionet e WhatsApp-it dhe katër miliardë të tjera në dorë (kesh), ndërsa themeluesve dhe punëtorëve do t’u jepen nga tre miliardë të kufizuara tek aksionet, të cilat mund të fillojnë të qarkullojnë pas katër vitesh, pasi të jetë mbyllur marrëveshja 19 miliardë dollarëshe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama