Detyrimet e punedhenesit dhe te vetepunesuarit

Detyrimet e punedhenesit dhe te vetepunesuarit
 Punedhenesi eshte i detyruar:

-te regjistroje ne regjistrin vjetor te gjithe te punesuarit;
-te njoftoje agjensine e sigurimeve shoqerore per te gjitha ndryshimet qe kane te bejne me te drejtat dhe detyrimet ne lidhje me sigurimin e te punesuarve;
-te beje sigurimin nga dita qe i punesuari fillon pune;
-te njoftoje zyrtarisht, nje dite para fillimit te punes se te punesuarit, agjensine e sigurimeve shoqerore, e cila deklaron, ne cdo rast, regjistrimin e te punesuarve te rinj.
-te dorezoje ne organet e sigurimeve shoqerore, brenda tremujorit te pare te çdo viti,
deklaraten per kontributet e paguara gjate vitit te meparshem kalendarik, per çdo te punesuar, sipas modelit te miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. -per te punesuarit e rinj te marre numrin e sigurimeve shoqerore nga agjensia e sigurimeve shoqerore.

Per nderprerjet e punes apo per ditet e munguara ne pune, kontributet do te llogariten mbi bazen e dokumentacionit perkates, brenda kufijve te pagave me page ditore, sipas menyres se percaktuar me vendim te Keshillit te Ministrave.
Personat juridike, publike e private dhe personat fizike, cdo rast te nderprerjes se ushtrimit te veprimtarise ekonomike, brenda vitit kalendarik, duhet ta vertetojne nga organet e tatim taksave.
Mbyllja e veprimtarise, ne cdo rast, vertetohet me vendim gjykate.
Punedhenesi pergjigjet per punesimin dhe riaftesimin profesional te invalideve, qe jane te afte per pune ne kushte te veçanta, sipas rekomandimit te organit kompetent (KMCAP), dhe qe caktohen nga zyrat e punes.Rregullat percaktohen me ligj te veçante.

Regjistrimi

Personat juridike, publike e private dhe personat fizike, qe fillojne veprimtari ekonomikeper here te pare jane te detyruar te regjistrohen nw agjensite e sigurimeve shoqerore.
Regjistrimi eshte nje akt administrativ, qe nuk tregon detyrim ne mbulimin e sigurimit shoqeror.

Procedura per derdhjen e kontributeve
1.Te gjitha te ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqerore dhe nga kamatevonesat e tyre te mbledhura nga organet tatimore transferohen ne llogarite e Institutit te Sigurimeve -Shoqerore dhe organeve ne vartesi te tij. Procedurat e transferimit percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.

2. Instituti i Sigurimeve Shoqerore i shperndan kontributet e mbledhura ne te 5 deget e sigurimit shoqeror dhe i perdor veçmas.

Personeli mjekesor dhe anetaret e komisionit mjekesor ose te KMCAP-it qe gjate ushtrimit te veprimtarine se tyre veprojne ne kundershtim me normat e caktuara dhe cenojne fondet e sigurimeve shoqerore, denohen me gjobe, ne masen nga 3 deri ne 5 fishin e pages minimale ne shkalle vendi. Gjoba vendoset nga personeli i ISSH, pergjegjes per paaftesine e perkohshme, barrelindjen dhe ekspertizen mjeksore Kunder vendimit te gjobes behet ankim brenda 30 diteve nga data e njoftimit, tek Drejtori i Pergjithshem i ISSH, i cili vendos lenien ne fuqi, shfuqizimin ose ndryshimin e mases se gjobes.

Kerkesa

1. Personi i siguruar ka te drejte te kerkoje perfitime sa here qe mendon se i ploteson kushtet per perfitimin e tyre.
2. Kerkesat behen ne agjensite lokale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore ku ndodhet:
a) vendi i punes per personat e punesuar;
b)vendi i banimit per gjithe personat e tjere.
3. kerkesat per perfitimin e papunesise behen ne zyrat e punes me procedure, sipas qendres se punes ose vendbanimit.

Perllogaritjet
1. Perfitimet afatshkurtra per deget e semundjes,barrelindjes dhe aksidenteve ne pune per personat e punesuar, do te llogariten nga qendra e punes,kurse per personat e tjere ekonomikisht aktive, nga zyrat lokale te sigurimeve shoqerore.
2.Perfitimet afatshkurtra per papunesine caktohen nga zyrat e punesimit qe jane ne varesi te Ministrise se Punes dhe Çeshtjeve Sociale. Kjo e fundit nxjerr aktet nenligjore per plotesimin e dokumentacionit.
3.Pensionet do caktohen nga zyrat rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, brenda dites se fundit te muajit te ardhshem nga data e pranimit te kerkeses dhe dokumentave te plota e te sakta per pension.

Ankimimi
1 Ankimi kunder vendimeve te perfitimeve behet ne Komisionin e Ankimit prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore.
2 Ankimi kunder vendimeve te Komisionit te Ankimit te Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore behet ne Komisionin e Ankimit prane Drejtorise se Pergjithshme te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
3. Ankimet e zgjidhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate, vendimi i te ciles eshte perfundimtar.
4. Keshilli Administrativ percakton strukturen, perberjen, numrin dhe proceduren e funksionimit te Komisionit te Ankimit prane Drejtorive Rajonale dhe Drejtorise se Pergjithshme te Instititut te Sigurimeve Shoqerore.

- Pagesat

1. Pagesa e perfitimeve nga sigurimet shoqerore i ngarkohet nje institucioni financiar profesional, qe do te caktohet nga keshilli administrativ i Institutit te Sigurimeve Shoqerore.
2. Pagesa per perfitimin e papunesise mund te behet,gjithashtu, nga zyrat e punes. Rregullat caktohen nga Ministria e Punes e Çeshtjeve Sociale dhe Instituti i Sigurimeve Shoqerore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama