Detaje shokuese nga jeta e Princeshes Diana

Detaje shokuese nga jeta e Princeshes Diana

Më poshtë do të lexoni një përmbledhje të një bigrafie të re, që është shkruar për familjen mbretërore nga Penny Junior. Harry dhe William ishin 8 dhe 10 vjeç, kur ikën për herë të parë me pushime pa prindërit, 2 vite pas ndarjes shumë publike të Charles dhe Diana-s.

Ja disa detaje të tmerrshme, të cilat djemtë i zbuluan, në lidhje me prindërit e tyre.

Fillimisht u zbulua një bisedë telefonike 30-minutëshe e Diana-s me të dashurin e saj James Gilbey. Pak muaj më vonë, u sigurua një bisedë telefonike e Charles me Camilla-n, ku trashëgimtari i fronit tallej dhe thoshte se dëshironte të ishte tampn, që të ishte gjithmonë pranë gruas që dashuronte.

Në shkollën me konvikt, në të cilën djemtë studionin, u bë çdo përpjekje e mundshme që titujt skandalozë të gazetave të mos binin në duart e tyre. Por, në shkollë kishte më shumë se 180 studentë djem, nga mosha 7-13 vjeç dhe ishte e pamundur t’i detyrojë të gjithë të mos flisnin. Stresi që përjetuan Harry dhe William ishte i paimagjinueshëm.

Për këtë arsye, atyre ju duhej një pushim. Ata ju bashkuan familjes van Starubenzee dhe morëm me qera një kabinë në Cornwall. Në atë vizitë, Harry çau këmbën dhe nuk kishte pranë as nënën, as babain, madje as ndonjë dado. Kur filloi të qante, ndërhyri oficeri që e mbronte: “Mblidhe veten dhe mos qaj! Është vetëm një e gërvishtur” ith a ai djaloshit. Kur Zonja van Straubenzee u përpq të ndërhynte, ai nuk e lejoi. “Është shumë në rregull” i tha.

Ky është ndoshta një prej incidenteve më traumatike, që përjetoi Princi i vogël. Por, si shpeshherë, ai u la pa ngushëllimin e personit më të rëndësishëm, nënës.

Ndërkohë, edhe pse të ndarë, vazhdonin problemet mes Diana-s dhe Charles-it.

Edhe pse Diana pretendon të kundërtën, Charles i ka këshilluar anëtarët e stafit të tij të mos thonin ose bënin asgjë që e shqetësonte ish-gruan e tij, pasi kjo gjë ndikonte drejtpërdrejtë te djemtë.

Por, Diana shihte gjithandej konspiracion. Ajo vazhdimisht bënte telefonata kërcënuese. Shqetësuese ishin kërcënimet që i bënte Camilla-s, ose personint të tretë në martesën e saj, siç e quante ajo.

“Kam dërguar dikë të të vrasë. Janë në kopshtin tënd. A i sheh?”

Nga ana tjetër, Charles-i përpiqej të ishte gjithmonë i pranishëm për të, kur nuk i ecte me ndonjë dashnor, kur kishte porbleme me fëmijët, ose me shtypin. Ajo e merrte shpesh në telefon duke qarë dhe ai do t’i paraqiste asaj një zgjidhje për problemin.

Arsyeja kryesore se pse martesa e tyre dështoi, nuk ishte Camilla. Ata ishin një kombinim fatkeq dhe nuk gjetën tek njëri-tjetri atë që prisnin të gjenin tek një partner.

Ndërkohë, Diana shqetësohej edhe nga një çrregullim në të ngrënë. Ajo kishte filluar me probleme të tilla, që një javë pas propozimit të Charles-it për martesë. Kishte gjithashtu edhe luhatje humori dhe momente në të cilat dëmtonte veten.

Bulimia shkatërroi çdo mundësi të çiftit për të qënë të lumtur.
Pasi lindi William, “gjakërat” u qetësuan, por shpejt ajo u zhyt në depresionin post-lindjes. Kur William mbushi 2 vjeç, ajo më në fund nuk konsultohej më me një psikolog dhe nuk i duhej më ndihmë profesionale.  Në publik ishte e fortë dhe e qeshur, por në shtëpi shpërthenin sherret. Ajo ishte e binudr se miqtë e tij ishin kundër saj dhe nuk donte asgjë nga jeta e tij e vjetër.

Më kalimin e viteve Charles-i nuk e ndihmonte më kur e kapnin krizat e histerisë, jo sepse nuk e donte, por sepse e dinte që nuk mund ta ndihmonte.

Diana nuk dëshironte që të ishte në plan të dytë për djemtë. Sapo ndonjëri prej të dyve lidhej me dadon, ajo i pushonte ato. Diana nuk mund të duronte të mos kishte 100% nga Harry, William dhe madje dhe Charles-i. Dashuria e saj për ta ishte obsesive dhe posesive.

Në mes të viteve ’80 gjendja në familje ishte përkeqësuar dhe Charles kishte filluar të frekuentonte miqtë e vjetër. Në një prej këtyre takimeve, ai u ndesh sërish me Camilla-n.

Ngadalë ai rifilloi një marrëdhënie dashurie me të. Nga ana tjetër, Diana shoqërohej me James Hewitt, me të cilin doli për 5 vjet dhe madje nuk ia fshehu as djemve. Kur Hewitt u dërgua në Irak, ajo i dërgoi më shumë se 100 letra të shkruara me dorë, pavarësisht riskut.

Diana nuk u kujdes kurrë të fshihte emocionet dhe krizat e saj të histerisë nga fëmijët. Edhe pse ajo vetë kishte kaluar një situatë të ngjashme në fëmijëri, pasi iu divorcuan prindërit, kërkonte vetëm mbështetje nga djemtë, edhe pse ata ishin fare të vegjël.

Ndersa në modhën 13 vjeçare, William hyri në kolegj, familja u shfaq e lumtur, kur e përcollën, por ishte e gjitha një shfaqe.  Diana rradhiti edhe disa dashnorë të tjerë, derisa lëshoi “bombë” në intervistën e dhënë.

Ajo foli për “personin e tretë në martesën e saj” (Camilla Parker), për buliminë, për ndihmën që kërkonte, për armikun e saj (stafi i Charles-it).

Ky ishte dinamit, ishte teatër në fomrën e tij më të pastër. Por, çdo revistë a television në botë e transmetoi dhe foli për të dhe ajo mashtroi kështu publikun. Audience e pa atë si viktimë; një mëkatare ndoshta, por si mëkat të vetëm kishte dashurinë. Ajo i kishte dhënë emër fatkeqësie të saj, por sërish pa menduar për fëmijët e saj.

Në intervistën 58 minutëshe, ajo përbalti emrat e gjithë njerëzve që Harry dhe William donin.

Klinikat e shtrenjta të rehabilitimit janë të mbushur me fëmijë të tillë, që kalojnë trauma. Ajo që i mbrojti dy Princat, ishin njerëzit e shumtë të punësuar për t’i mbrojtur. Por, edhe pse dadot i mbanin të zënë me punë dhe oficerët i mbronin fizikisht, askush nuk mund t’i mbronte nga shpërthimet emocionale të nënës së tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama