Deputeti i Kosoves Skenderbeu masakroi shqiptaret myslimane

Deputeti i Kosoves: Skenderbeu masakroi shqiptaret myslimane

Një preh deputetëve të parlamentit të Kosovës thotë se Skënderbeu nuk duhet të quhet hero kombëtar pasi ka masakruar shqiptarët me besim mysliman. Amir Ahmeti ish-deputet i PD-së në Kosovë që tashmë ka themeluar Nismën për Drejtësi dhe Zhvillim, thotë se mitizimi i Gjergj Kastriot Skënderbeu duhet rishikuar.

 

Për Skënderbeun:

 

Për Skënderbeun mendoj se duhet t’i japim fund miteve, sepse gjeneratat e ardhshme kanë nevojë për historinë tonë të vërtetë cila do qoftë ajo dhe jo të ushqehemi me mite. Debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri kanë qenë mjaftë të mira dhe të trajtuara me profesionalizëm nga shumë historianë dhe analistë, kurse te ne në Kosovë ende nuk kemi një debat të tillë të mirëfilltë. Sipas librave autentik të historisë dhe sipas historianëve e analistëve nga Tirana u qartësuan shumë gjëra.

 

Se Skënderbeu nuk kishte ngritur flamurin kuq e zi në Krujë por flamurin e Bizantit, se Kuvendi i Lezhës nuk ishte Kuvend shqiptar por ishte Kuvend i kombeve të ndryshme të besimit krishterë për të luftuar Perandorinë Osmane. Pra Kuvendi ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para.

 

Sipas historisë, Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë. Këtë ngjarje e dëgjova edhe me një emision dokumentar historik në gjuhën shqipe. Saktësisht me datë 1 janar të këtij viti në televizion "RrokumTV". Për këtë masakër ka shkruar edhe historiani shqiptar peshkop Noli me fjalët se ajo masakër ishte një deklaratë për luftë të shenjtë. D.m.th. luftërat atëherë kishin karakter krejtësisht fetar dhe pa kurrfarë lidhje kombëtare. Sepse idetë e para të një rendi të ri botëror të ndërtimit të shtetit në konceptin e bazuar në “kombin shtet” kanë fillin tek në shekullin e XVII nga kardinali Rishelj. Kurse më vonë kanë lindur kombet me këtë koncept. Si përfundim, përderisa Skënderbeu derdhi gjak shqiptari për motive fetare unë nuk mund ta quaj hero kombëtar.

 

Në historinë tonë kombëtare pas Skënderbeut gjejmë edhe konflikte të tjera mes shqiptarëve por asnjëherë me motive fetare. Si p.sh. konflikti mes Ahmet Zogut dhe Fan Nolit, njëri musliman e tjetri ortodoks. Konflikti mes tyre ishte krejtësisht politik dhe aspak fetar. Edhe Zogu në kabinetin e tij kishte të krishterë sikur që edhe Noli kishte musliman në kabinetin e tij, ndër ta edhe Hasan Prishtinën. Konsideroj se nuk duhet të mbetet asnjë temë tabu në shoqërinë tonë, por të diskutohet shtruar me argumente dhe pa emocione. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i kontribuojmë vendin tonë.

 

Për Nënë Terezën:

 

Sipas mendimit tim Nëna Terezë ka qenë një misionare katolike e cila në emër të Krishtit ka vepruar si humaniste në botë, kryesisht në Indi, për çfarë edhe e mori titullin “Tereza e bekuar e Kalkutës”. Kurse nuk e arsyetoj madhërimin që i bëhet asaj te ne për faktin se është një shqiptare nobeliste, sepse ne kemi edhe një shqiptar tjetër nobelist por që shumë pak përmendet në media tona, e lëre më në librat shkollor. Pra pse kjo nëpërkëmbje për nobelistin tjetër shqiptar Ferid Muratin? 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama