Conchita ftohet ne festivalin e RTSH e frikesuar nga homofobet shqiptare

Conchita ftohet ne festivalin e RTSH, e frikesuar nga homofobet shqiptare

Conchita Wurst transseksualja austriake që u shpall fituese e edicionit të fundit të Eurovision, është ftuar nga organizatorët e Festivalit të Këngës në RTSH, për të kënduar në finalen e 28 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve.

Lajmi konfirmohet për Panorama plus nga burime brenda TVSH-së, të cilat kanë pohuar gjithashtu se Conchita nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen për shkak se ndihet e frikësuar nga reagimet e homofobëve shqiptarë gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.

Shpallja fituese e Conchitas në Eurovision solli reagime edhe në Shqipëri madje edhe nga këngëtarë profesionistë të cilët u shprehën kundër votimit që bëri Europa. Gjithsesi, mbetet për tu parë nëse Conchita do të performojë ose jo në sallën e Festivalit të Këngës më 28 dhjetor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama