Cmimet Kult 2007 pa Magjistarin

Cmimet Kult 2007  pa Magjistarin

Pak e veshtire per jurine te zgjedhe, pasi kane treguar te treja potence per t'u admiruar ne skene me rolet e tyre. Po aq e veshtire eshte edhe gara per te zgjedhur aktorin me te mire te vitit 2006. Timo Flloko e Ndricim Xhepa eshte dueli i radhes, te dy per rolet e tyre ne nje prej venieve me te bujshme ne skene vitin e shkuar, shfaqja "Per nje fjale goje". Role te ndryshme padyshim, por ama brenda se njejtes shfaqje. Por nese jemi mesuar qe ne galane e madhe, ate te ndarjes se cmimeve qe kete vit do te jete me 12 qershor, te shihnim Rudina Magjistarin te prezantonte, kete vit ajo s'do te jete ne skenen e ketyre cmimeve. Duket se e ka zgjedhur vete Magjistari te jete keshtu, ndersa prej organizatoreve, ende nuk behet i ditur emri i personit qe do te jete ne skene ne mbremjen gala te Pallatit te Kongreseve, ne ndarjen e madhe te "Cmimeve Kult 2007". Ministria e Kultures kete vit ka preferuar t'i qendroje larg edicionit te trete te "Cmimeve Kult", cka le te kuptohet, se asnje kacidhe nuk do te jepet prej saj per artistet fitues. Ndryshe nga viti i shkuar, kur ministria mbajti nje pjese te mire te peshes financiare, duke financuar shperblimet per artistet qe u shpallen me te miret. E natyrshem per Ylli Sulen, organizatorin e ketyre cmimeve, ky ka qene nje zhgenjim. Madje nuk ka ngurruar te beje edhe akuza, duke u shprehur se "ministria gjithe vemendjen e saj ia ka kushtuar disa projekteve qe edhe per nga vlerat, mund te jene te dyshimta".

Po si do te votohet, dhe kush do e kete peshen kryesore ne ndarjen e cmimeve per artistet me te mire kete vit?! Tre jane shkallezimet per sa i takon peshes se perzgjedhjes se fituesve. Juria profesioniste ka peshen me te madhe, mandej vleresimi i jurive te tjera, duke u kujdesur qe edhe publiku te jape vendimin e tij, duke derguar sms ne nje numer te vene ne dispozicion per kete ngjarje. Te tre jurite e ketij konkursi perbehen prej personaliteteve te artit e kultures ne vend, ku permenden, Tinka Kurti, Mihallaq Luarasi. Adonis Filipi, Suzana Varvarica, Agim Zajmi, Ibrahim Madhi, Edmond Zhulali, Shpetim Saraci, Isak Shehu, Nikolon Gurakuqi, Pirro Misha, Virgjil Muci, Fatos Baxhaku, Ben Andoni, Erion Kristo etj. Ajo cka theksohet prej organizatoreve, eshte se ky edicioni i trete i "Cmimeve Kult 2007", eshte padyshim vazhdimesia e sistemit te vlerave, qe mbeshtet dhe stimulon artistet shqiptare duke i vleresuar me kupen e me te mirit gjate nje viti. Ndersa risia e ketij viti, jane cmimet honorifike .Pos aktivitetit me te mire kulturor te vitit ka edhe cmim per emra, si ai per kontribute te vecanta ne gjinite konkurruese dhe i treti per koncepte te reja ne fushen e artit dhe te kultures.


Te nominuar per "Cmimet Kult 2007":

Aktorja me e mire:

Ema Andrea (Medea) tragjedia "Medea"-Akademia e Arteve

Luiza Xhuvani (Margarita) monodrama "Menyra e zonjushes Margarite"-TK

Margarita Xhepa (Nadjezhna) monodrama "Kenga e mjellmes"- TK

Zyliha Miloti (Gjyli) drama "Nje histori e thjeshte"-Teatri "Migjeni"


Aktori me i mire:

Bujar Asqeriu (Z.McLeavy) komedia "Preja"-TK

Klajdi Marku (Aleksi) shfaqja "Para se gjithash"-Teatri "Bylis"

Ndricim Xhepa shfaqja "Per nje fjale goje"-TK

Timo Flloko shfaqja "Per nje fjale goje"-TK


Regjia me e mire:

Driada Dervishi "Vajza pa prike"- Teatri "Aleksander Moisiu"

Mehmet Xhelili "Rini dhe cmenduri"-TK

Mikel Kalemi "Medea"-Akademia e Arteve

Spiro Duni "Drejt perendimit"-TK


Artisti Pamor:

Arben Bajo Ekspozite 22 skulptura ne bronz- "Mythes and Faces"-GKA

Ardian Isufi Ekspozite e perbashket "Red Art Lights"-Galeria "Zenit"

Lumturi Blloshmi Ekspozite personale "Pershkoj rrugen time"-GKA

Ziso Kamberaj Ekspozite personale pikture me 10 punime-Galeri "DidArt"


Interpretuesi lirik:

Armaldo Kllogjri (Kavaradosti) Opera "Toska"

Irini Nikolla (Toska) Opera "Toska"

Mariana Leka (Amalia) "Ballo me maska"

Ylber Gjini (Baroni Skarpio) Opera "Toska"


Instrumentisti i vitit:

Fatos Jaho (fagot) Pjese per fagot e orkester nga Mozart-Orkesta RTSH

Kristina Petrollari (piano) Pjese e M.Ravel, koncert ne Sol Mazhor per piano-orkester

Lorenc Radovani (violine) Koncert recital me pianisten Merita Rexha

Merita Rexha (piano) Koncert recital violinistin Lorenc Radovani


Albumi muzikor:

Jonida Maliqi "Nuk te pres"

Kthjellu "Kthjellu 1"

Pirro Cako "Mos me krahaso"

West Side Family "WSF"


Libri Artistik i vitit:

Luan Starova "Librat e Babait" (roman)

Luljeta Lleshanaku "Femijet e natyres" (poezi)

Mimoza Ahmeti "Gruaja halucinante"(roman)

Ylljet Alickaj "Nje rrefenje me nderkombetare" (roman)


Libri Enciklopedik i vitit:

Dhurata Shehri "Koliqi mes malit dhe detit" (studim)

Kristo Frasheri "Historia e levizjes se majte ne Shqiperi" (studim)

Petro Zheji "Shqipja dhe sanskritishtja" (studim)

Pellumb Xhufi "Dilemat e arbrit-Studim mbi Shqiperine e shek.XI-XVI"


Aktiviteti kulturor:

"Butrint 2000" Festivali i 7-te Nderkombetar i Teatrit

"Poeteka 2", Festivali Nderkombetar i Poezise- POETEKA

"Tiff" Festivali Nderkombetar i Filmit me Metrazh te Shkurter

"Tre tenoret" "Edicioni i 5-te"-Fondacioni "Dora d'Istria"

Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama