Cila eshte kostoja e Gjermanise nese nuk bie dakord me Greqine!!

Cila eshte kostoja e Gjermanise nese nuk bie dakord me Greqine!!

Ju mund të argumentoni se natyra publike e mosmarrëveshjeve mes Gjermanisë dhe Greqisë, mbi kushtet e përpjekjeve të fundit nga ana e Greqisë për të shmangur kolapsin financiar, është e mirë për reputacionin e Eurozonës.

Çështja është se Greqia gëlltiti krenarinë e saj dhe më në fund hoqi dorë nga insistimi se ajo duhet të ketë një kredi të re për të tejkaluar krizën. Ajo kërkon zgjatjen me gjashtë muaj të marrëveshjes së huasë me partnerët, por këtë gjë e ka refuzuar përsëri Ministria gjermane e Financave. Por cila do të jetë kostoja për Gjermaninë, nëse kjo e fundit nuk bie në një kompromis me Greqinë!!

Nëse Greqia do të lërë euron, humbjet e Gjermanisë do të ishin kolosale dhe më të mëdha se çdo vend të tjetër, si kontribuuesi më i madh i Greqisë, nëpërmjet kredive të shpëtimit dhe mbështetjes së Bankës Qendrore Evropiane.

Po gjithashtu do të ketë një kosto të dytë akoma më të madhe. Nëse Greqia shkon, eurozona do të duhet të demonstrojë solidaritetin financiar më të madh midis ekonomive të pasura veriore të Evropës dhe atyre jugore.

Kjo do të ishte e nevojshme për të bindur investitorët dhe bizneset, që të mos tërheqin fondet nga ekonomitë e atyre vendeve, që kanë më shumë gjasa të ndjekin Greqinë, duke dalë jashtë eurozonës.

Dhe natyrisht si ekonomia më e madhe e zonës euro, deri tani, i mbetet Gjermanisë që të bëjë kontributin më të madh për fondet e shpëtimit dhe për të rritur fuqinë e Bankës Qendrore Evropiane.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama