Cifti Obama drejt ndarjes sherr per shpenzimet

Cifti Obama drejt ndarjes, sherr per shpenzimet

Çifti Obama po shkon drejt ndarjes. Kështu shkruajnë mediat amerikane, të cilat citojnë një burim nga Shtëpia e Bardhë, i cili kishte bërë të ditur se, presidenti amerikan, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle, kanë pasur një sherr për pushimet në Kinë. Sherri ka nisur në momentin që Obama i ka kërkuar Michelle që të ndërpresë pushimet në Kinë, por ajo nuk ka pranuar. Edhe pse këshilltarët në Shtëpinë e Bardhë i kishin tërhequr vërejtjen çiftit për shpenzimet e tepërta gjatë udhëtimit. Ata kanë harxhuar 150 milionë dollarë të taksapaguesve për pushime.

"Ishte një diskutim i ashpër, ndoshta më i keqi që ka ndodhur në Shtëpinë e Bardhë. Ata të dy, më shumë bërtisnin sesa flisnin si njerëz me njëri-tjetrin. Presidenti ka qenë i frustruar kur një këshilltar i tij i ka thënë se ata kanë shtuar shpenzimet për pushimet e tyre duke arritur në vlerën e 150 milionë. Barack i kërkoi Michelle ta shtyjë këtë udhëtim, por ajo refuzoi. Ajo bërtiti se ai është me 'fat' që ajo nuk e la pas 'selfieve' të turpshme që kishte bërë në Afrikë". Megjithatë Michelle shkoi në Pekin me nënën e saj, Maria Robinson dhe vajzat Malia dhe Sacha, duke qëndruar shtatë ditë si kishte planifikuar. Raportohet se çeku i është dhënë suitës presidenciale dhe Michelle është vendosur në hotelin "Beijing Westin", duke paguar 8350 dollarë për një natë. Suita e tyre ishte 3400 metra katrorë dhe ka përfshirë shërbime 24 orë pa ndërprerë dollarëve tha një burim nga Washington D.C.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama