Bill Gates dremiste ne seminare

Bill Gates dremiste në seminare

Harry R. Lewis: Ishin dy seminare në vitin 1974 dhe 1975. Njëri prej tyre ishte nga sfera e matematikës së kombinuar, një kurs i matematikës së aplikuar për parauniversitarë. Bëhej fjalë aty për koncepte si permutacioni, pra kombinatorika e shifrave, matematika indiskrete, kombinatorika dhe përllogaritjet. Tjetri ishte një kurs i nivelit të përparuar mbi një fushë të ezoterikës, nga i cili nuk mund të kujtoj dot asgjë, pasi ne në këto fusha kemi përjetuar ndryshime radikale.

Para tri ditësh, Bill Gates mori me pompozitet të madh titullin e Doktorit të Nderit. Cila ishte ndjesia dhe përshtypja që ju erdhi ndërmend?

Lewis: Më kujtohet një histori e bukur. Unë e kam njohur mirë Gates-in me kohë. Ai ishte një tip i ngathët në kurset e mia dhe një herë më tha dhe vetë se ndihej i mërzitur në shumicën e seminareve. Por ai shkonte në shumë aktivitete e organizime dhe atje shfaqte interes. Ndonjëherë ai madje kishte raste kur flinte në seminaret e mia. Më pas, unë mësova se ai kishte qenë duke punuar (me shumë gjasa deri në të gdhirë) për themelimin e "Microsoft"-it. Kjo shpjegon, natyrisht, edhe faktin se përse ai gjatë ditës dukej i përgjumur. Në konvikt ai di se kishte qejf shumë të luante dhe pokerin.

A binte në sy ai, megjithatë, për rezultate të mira?

Lewis: Në kurset e matematikës kombinatorike unë vura re një problem, që deri më tani nuk është zgjidhur në mënyrë të saktë. Kishte vetëm pak informacione. Ai ishte një problem i thjeshtë në vetvete, por askush nuk e dinte në atë kohë zgjidhjen e saktë të tij. Gates nuk kishte qenë madje as disa ditë në kurs. Kishte munguar. Ai punonte ndërkohë me algoritmet e metodat më të mira për zgjidhjen e këtij problemi. Unë më pas, së bashku me një tjetër profesor, e dërgova atë në një kurs tjetër ku ai mund të mësonte se si zgjidhej problemi. Të dy shkruan më pas një raport për këtë rast. E kështu ndodhi që Gates të përmendej pozitivisht, pasi raporti u botua më pas në një revistë shkencore të fushës së matematikës. Unë i dhashë atij të zgjidhte një fjalëkryq e kjo ia ndezi sedrën atij.

Pra, Gates ishte një student i jashtëzakonshëm?

Lewis: Ai ishte në fakt një djalosh plot me energji. Por është e vështirë të thuhet nëse ai përbënte një përjashtim. Unë i kam dhënë mësim shumë studentëve që sot janë vetë profesorë në Yale, në "MIT", apo dhe në Harvard. Dhe ishte viti im i dytë si lektor atje e unë nuk kisha madje as mundësi për të bërë krahasime mes studentëve. Unë mendoja se njerëzit, si përherë, ndoshta do të vijonin të vinin në zyrën time.

Në një farë mënyre, ata dhe e bënin këtë. Por ai kishte një kombinacion të jashtëzakonshëm të inteligjencës dhe ambicies. Dhe ai kishte edhe fat me timing-un (ndarjen e shfrytëzimin e kohës). Por, natyrisht, nuk mund të parashikoje dot atëherë se do të vinte një kohë kur do të kishte "Microsoft".

Nëse do të isha pyetur asokohe për të, pra nëse Gates mund të bëhej një ditë sipërmarrës i suksesshëm i sektorit të softeve e atij të informatikës, në çdo rast do isha i prirur të thosha "po". Ai është ambicioz, punon fort dhe është shumë i shpejtë. Shpejtësia dhe zgjuarsia janë armët e tij.

A e keni kuptuar ndonjëherë se si ai punonte për të sjellë në jetë një program software-i?

Lewis: Ai shfrytëzonte natyrisht kompjuterët tanë. Që ai po punonte për themelimin e "Microsoft"-it, sigurisht që unë asokohe nuk e dija. Por më pas unë nisa të kuptoj se ne tashmë kishim në dorë një kopje të "1.1 Microsoft Basic Interpreters", që është dhe paraardhësja e produkteve të suksesshme të para të "Microsoft"-it. Ne madje patëm në dorë edhe dokumentet për të. Unë i futa ato në arkivin tonë. Letrat e atij projekti tashmë ndodhen të zmadhuara te ne në ndërtesën e universitetit, si frymëzim për gjeneratat që do pasojnë.

Ka thashetheme se Bill Gates nuk e la plotësisht me dëshirën e vet Harvard-in. Ekzistojnë fjalë se asokohe universiteti e kishte përzënë atë, sepse në Campus-in universitar ai po zhvillonte bizneset e veta.

Lewis: E vërteta është se Gates përbënte një rast të vështirë për Harvard-in, të cilin ata nuk ishin në gjendje ta parashikonin. Por ai e braktisi Harvard-in plotësisht me dëshirën e vet dhe në asnjë rast ndaj tij nuk u ndërmor ndonjë procedurë ndëshkimore ose diçka e ngjashme.

Por ai punonte me kompjuterët e universitetit?

Lewis: Natyrisht. E thamë një herë. Profesorët që menaxhonin ata kompjuterë, ua vinin studentëve në dispozicion. Por kjo nuk përbënte ndonjë gjë të veçantë dhe nuk ishte kundër rregulloreve në fuqi e udhëzimeve të fakultetit.

A keni mbajtur më pas kontakte me Bill Gates-in?

Lewis: Po, unë madje e kam takuar një herë atë. Edhe tashmë në festën e laureimit të tij me titullin e nderit, ne këmbyem bashkë përshëndetje e folëm disa minuta me njëri-tjetrin. Ai është një njeri me zemër të hapur.


Marre nga :Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama