Beteje gjigandesh

Betejë gjigandësh

facebook-twitter-google-logoLufta mes gjigandëve të internetit sa vjen dhe bëhët më interesante.

Google, Facebook dhe Twitter janë tre gjigandët e internetit që luftojnë për të fituar betejën për Median Shoqërore (Social Media).

Twitter një faqe e krijuar në vitin 2006, që ju mundëson shfrytëzuesve të postojnë tekste deri në 140 karaktere që njihen si cicërima (ang. tweets), në fillim dukej si një ide jo interesante dhe me një te ardhme jo të qartë, por që shumë shpejt u bë një nga faqet më të vizituara në internet.

Popullarizimi i shpejtë i Twitter, bëri që të frikësoj liderët e internetit. Facebook ishte ndër të parët që ndjeu frikë nga twitterizimi. Për këtë arsye në fund të vitit 2008, Facebook ofroj një shifër prej 500 milion dollarëve për të blerë faqën për blogim të shkurtër, por oferta u refuzua nga themeluesit e Twitter.

Twitter-it i’u bënë oferta zyrtare dhe jozyrtare dhe nga kompani të tjera siq janë: Yahoo, Microsoft dhe Google. Të gjitha u refuzuan nga themeluesit e Twitter, pasi ata konsideronin se vlera reale e Twitter ishte disa herë më e madhe se vlera e ofertave të arritura.

Pasi lufta financiare për të blerë Twitter dështoj, gjigandët i’u kthyen forcave të tyre duke kopjuar idenë e Twitter dhe integruar dhe përshtatur këtë ide në faqët e tyre.

I pari ndër ta ishte Facebook që për disa herë ndryshon dizajnet, funksionet dhe rregullat e intimitetit, vetëm e vetëm që t’iu ofroj shfrytëzuesve atë që Twitter i’u ofronte prej kohësh.

Lufta bëhët akoma më interesante kur Bing (makina e re e kërkimit e Microsoft, që tashme kishte nënshkruar marrëveshje dhe me Yahoo) arrinë marrëveshje  më Twitter dhe Facebook për të ofruar “Live Search” apo në shqip, mundësinë e kërkimit në kohë reale.

Google, si duket vetëm tani e kishte kuptuar se Twitter dhe Facebook mund të ishin shkatërrimtarët e tij.  Dhe kjo u vërtetua këtë javë, përkatësisht të martën, kur Google prezantoj shërbimin e ri (një kopjim ideje nga Twitter), të ashtuquajturin Buzz (Google Buzz).

Për vetëm 4 ditë, Google Buzz numëroj 9 milion postime dhe komente, që i bie përafërsisht 160,000 komente dhe postime në minutë;  një shifër impresionuese për disa dhe tunduese për disa të tjerë.

Buzz është integruar shumë mirë më Gmail që tani numëron më shumë se 150 milion shfrytëzues (statistika të datës qershor 2009), dhe personalisht mendoj se suksesi i Buzz i dedikohet plotësisht Gmail-it.

Si duket lufta sapo ka filluar, mbetët të shihet se kush do të jetë fitimtari i kësaj beteje, që gjithashtu do jetë dhe mbreti i ardhshëm i internetit.

Gjithsesi në këtë rast, fitimtari më i madh është shfrytëzuesi, pasi atij i ofrohen shërbime shumë të avancuara.

Çfarë mendoni ju, kush do të jetë fituesi i betejës për Median Shoqërore, dhe pse mendoni ashtu?


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama