Bashkia Tirane me 13 gusht zhvillon mbledhjen e pare te Keshillit Bashkiak

Bashkia Tiranë, më 13 gusht zhvillon mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak

Bashkia-TiranesTIRANE, 8 Gusht /ATSH/- Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për herë të parë të enjten që vjen (13 gusht), në orën 11.00. Bashkia e Tiranës ka publikuar sot rendin e ditës të mbledhjes së parë të këtij Këshilli dhe çështjet që do diskutojë.
Sipas njoftimit per shtyp nga Bashkia Tirane, në rendin e ditës janë disa çështje që pritet të diskutohen nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2015:

-Për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas dorëzimit të mandatit nga znj. Brunilda Paskali dhe znj. Adelina Albrahimi;
-Projekt-vendimi për një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, nr.28, datë 23 dhjetor 2014, "Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2015-2017 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2015" (i ndryshuar), në zbatim të reformës së re administrative territorial;

-Projekt-vendimi për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.3, datë 5 shkurt 2007 "Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës", (i ndryshuar);

-Projekt-vendimi për disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës;

-Projekt-vendimi për përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike;

-Projekt-vendimi për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për PAK e Invalidët e Punës, për periudhën 1-31 Korrik 2015.

e.xh/f.n/.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama