Basha tregon prinderit! Kreu i PD Votoni masivisht

Basha tregon prinderit! Kreu i PD: Votoni masivisht

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, votoi në njësinë nr. 8 në Tiranë, rreth orës 08:30, dhe para mediave i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të gjejnë pak kohë për të shkuar masivisht në qendrat e votimit.

Kryetari i PD votoi së bashku me prindërit dhe vëllanë e tij.

Si në zgjedhjet e shkuara, në krah nuk kishte të shoqen, pasi ajo ka nënshtetësinë holandeze.

Pasi votoi, Basha doli përpara kamerave dhe bëri thirrje për të dalë në votime.

“Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve në këtë ditë të madhe, të marrin pjesë masivisht në votime. I bëj thirrje qytetarëve që të ndajnë pak minuta nga dita e tyre, të vijnë dhe të hedhin votën e tyre, pasi vota juaj është fuqia juaj, është momenti i sovranitetit tuaj. Vendimet merren nga ata që votojnë. Jepni votën për të ardhmen tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama