Baleti Zhizel ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit

Baleti 'Zhizel', ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, më datë 26 dhe 27 janar ora 19:00, do të shfaqet për publikun, baleti "Zhizel". Baleti "Zhizel", me në qendër forcën e dashurisë, do të rikthehet pas disa vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nga koreografi Agron Aliaj dhe më një kast të madh balerinësh. Baleti me dy akte me muzikë të Adolphe Adam është i ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane me koreografi të J.Perrot, J.Corrali, M.Petipa.

Në rolin e Zhizel do të jenë solistet Enada Hoxha dhe Odeta Dishnica me partnerë në rolin e Albertit, Gerd Vason dhe Evis Nallbanin, etj. Drama e baletit ka në qendër dashurinë. Një vajzë e re 15 vjeçe dashuron për herë të parë, por ajo zhgënjehet, sepse ai që hiqet si fshatar është në të vërtetë princ. Edhe në botën e përtejme, ajo vazhdon ta dashurojë pavarësisht se ai e gënjeu. Lufta e vilisave është e tillë që ata duan ta shkatërrojnë këtë dashuri dhe pas vdekjes, por forca e madhe e dashurisë bën që të triumfojë, megjithatë ajo është një hije rreth tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama