Artan Minarolli drejtori i ri i Arkivit te Filmit

Artan Minarolli, drejtori i ri i Arkivit të Filmit

"Minarolli, një personalitet i njohur i kinemasë shqiptare, emërohet në postin e drejtorit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit për kontributin e dhënë në kinematografinë shqiptare", - u theksua gjatë prezantimit të tij.

Minarolli njihet si regjisor dhe skenarist i disa filmave të suksesshëm të kinematografisë shqiptare, një nga regjisorët e rinj, fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare.

Pak për Minarollin

Lindur më 13 maj 1958, është diplomuar në Akademinë e Arteve, dega dramë më 1982. Në vitin 1986 u emërua si as/regjisor në Kinostudio. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Europiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë, dokumentarin "Për një centimetër", e realizoi në vitin 1991. Me këtë film fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos. Filmin e parë artistik "Qind për qind", e realizoi në vitin 1994, në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në vitin 1996. Gjithashtu, Minarolli është autor i filmit “Nata pa hënë”, pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare, si dhe i filmit “Vera”, premiera e të cilit pritet të jepet gjatë këtij viti. Një regjisor aktiv dhe nga më të njohurit sot, Minarolli është fitues i projektit për filmin e ri “Gjallë” në Qendrën Kombëtare Kinematografike, xhirimet e të cilit fillojnë në shtator.

B.G - Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama