Artan Lame nuk heq dore nga ambicia per Bashkine e Tiranes

Artan Lame nuk heq dore nga ambicia per Bashkine e Tiranes

“Ende më hanë duart për Tiranën”. Artan Lame nuk heq dorë nga ambicia për Bashkinë e Tiranës. Gjatë një konference për shtyp, ku vuri në dukje se qindra institucione publike kanë bërë shtesa apo ndërtime pa leje, kreu i ALUIZNI-t, nuk e mohoi se synon të jetë kandidat për kryeqytetin në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për Partinë Socialiste.

“Për Tiranën vazhdojnë të më hanë duart akoma. Jam qytetar i Tiranës dhe dua të kontribuoj. Do të ketë një diskutim publik brenda PS-së për të nxjerrë kandidaturat”, – theksoi Lame.

Ndër të tjera, kreu i ALUIZNI-t deklaroi se deri tani janë evidentuar 427 mijë ndërtime pa leje përmes procesit të vetëdeklarimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama