Arrihet marreveshja per reformen ne drejtesi

Arrihet marrëveshja për reformën në drejtësi

Është arritur më në fund marrëveshj për reformnë në drejtësi. Gjatë gjithë ditës së sotme Ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë pëprunaur dhe negociuar një formulë kompromisi, e cila më në fund është pranuar nga të gjitha palët.

Ekspertët e asistencës teknike të BE-së dhe SHBA-ve--Euralius dhe OPDAT--janë duke zbërthyer në përcaktime ligjore formulën e dakordësuar nga të gjitha palët.

Kryeministri Rama ka shprehur kënaqësinë e tij duke postuar në Twitter këto simbole: "?????????"

Kryeparlamentari Meta ka falenderuar zotërinjtë Rama dhe Basha dhe ambasadorët Vlahutin dhe Lu dhe ka kërkuar votim unanim të marrëveshjes.

Çështja e debatueshme që rrezikoi miratimin e reformës është mënyra e zgjedhjes së anëtarëve nga jashtë sistemit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë--dy institucionet që do të zëvendësojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të shpjeguara këtu (mënyra e zgjedhjes së anëtarëve përshkruar në artikull tashmë është ndryshuar).

Procedura për të cilën është rënë dakord është e përafërt me modelin Nuland të zgjehdjes së anëtarëve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, e cila përshkruhet afërsisht këtu.

Në mbrëmje pritet që të fillojë diskutimi i draftit të reformës në seancë plenare dhe më vonë miratimi i tij me unanimitet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama