Arabia Saudite - Grate kerkojne ti japin makines

Arabia Saudite - Gratë kërkojnë ti japin makinës

Gazeta vendase, "Arab News", bënte të ditur së fundmi se gratë akademike i kishin paraqitur një peticion Mbretit Abdullah, ku i kërkonin të drejtën për të ngarë makinën, ashtu sikurse të gjitha koleget e tyre në mbarë botën. Arabia Saudite është e njohur në mbarë botën si i vetmi vend në botë ku gratë nuk lejohen të ngasin makina.

"Kërkojmë që ne grave të na kthehet e drejta për të ngarë makinën", thuhet në peticionin në fjalë, i cili u përpilua para një jave me rastin e festës kombëtare saudite. Gratë argumentojnë në atë peticion, se nënave dhe gjysheve të tyre, tek e fundit, u njihej e drejta të ngisnin gamilet apo gomarët, para se në rrugët e qyteteve saudite të regjistroheshin automobilat e parë. Arsyetimi mbi ndalimin që u është bërë grave saudite deri më tani për të ngarë makinat, ka qenë ai se gratë në publik nuk duhet të shfaqen kurrë vetëm e sidomos në udhëtim, sipas rregullave strikte të Islamit, por gjithnjë të shoqëruara nga një i afërm i seksit mashkull. Argumenti në fjalë- sipas të cilit parashikohej se gratë gjatë një defekti të makinës apo gjatë thyerjes eventuale të rregullave të qarkullimit rrugor mund të hynin kështu në kontakt me meshkuj jo të afërm, apo farefis, sic janë mekanikët apo policët -për mbrojtëset vendase të të drejtave të grave nuk duket se është marrë shumë parasysh këtë radhë gjatë përpilimit të peticionit. Ato kanë sjellë si shembull për këtë rastin e grave saudite, të cilat shpesh shihen të ulura në krah të shoferëve nëpër makina, të cilët, në fakt, ato shpesh nuk i kanë fare të afërm.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama