Anxhela Peristeri Nuk kam kohe per te dashur

Anxhela Peristeri : Nuk kam kohe per te dashur

Ka qëndruar paksa larg angazhimeve muzikore në vend këto kohë, kjo për arsyen se prej disa kohësh nuk jeton më këtu. Vendi që ka zgjedhur të kalojë disa muaj është Greqia ku po përgatit dhe albumin e saj të parë atje. “Momentalisht nuk kam asnjë plan për të kënduar apo realizuar ndonjë këngë në Shqipëri. Po jetoj në Greqi, duke punuar intensivisht për albumin tim të parë.

Po punoj me një nga emrat më të njohur të muzikës greke”- thotë Anxhela ndërsa mësojmë se albumi tërësisht do të jetë në gjuhën greke. E pyetur nëse këtë album ajo do ta realizojë edhe në gjuhën shqipe apo tregon se ndoshta kjo do të ndodhë pas disa kohësh, por jo menjëherë. Angazhimet e shumta në shtetin fqinj kanë bërë që të mos ketë shumë kohë për t’i kushtuar vetes e kryesisht jetës private ku siç shprehet vetë ajo: “Jeta ime private momentalisht është e mbyllur. Nuk kam kohë edhe sikur të dua”.

Marre nga : Balkanweb.com


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama